Home Aktualitet Shqiptarët më te paguarit ne Itali

Shqiptarët më te paguarit ne Itali

332
0

Mesatarisht një i huaj në Itali fiton 973 euro në muaj, 316 euro më pak se një italian, shifër që përkeqësohet krahasuar me një vit më parë, kur mesatarisht fitonin 987 euro në muaj. Ky është përfundimi i studimit të fundit të fondacionit “Moressa”, në bazë të të dhënave te Institutit Italian te Statistikave. Shqiptarët janë komuniteti që mesatarisht paguhet më mirë ndër 5 komunitetet më të mëdha të të huajve në Itali, mbi 1 mijë euro në muaj, rrogat e të cilëve duken në rritje krahasuar me një vit më parë. Sipas këtyre shifrave, shqiptarët fitojnë mesatarisht në Itali sa Prodhimi i Brendshëm Bruto i krijuar nga 4,7 shqiptarë në Shqipëri. Në përgjithësi, në studimin e “Moressas” vihen në dukje edhe dallimet në rrogë mes grave e burrave emigrantë në Itali. Kështu nëse një emigrant fiton mesatarisht 1,122 euro, një emigrante merr 790 euro në muaj. Dallime vërehen edhe në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, apo duke lëvizur nga një zonë në tjetrën. Kështu, nder punët me te paguara janë ato ne transport, ndërsa rajonet qe kane rrogën me te larte janë ato ne Italinë e Mesme dhe atë Jugore.