Të paktën një ndër tre shqiptarë përdor rrjetin social Facebook.
Sipas portalit të specializuar për statistika, internetworldstats.com, përhapja e Facebook në Shqipëri në fund të tremujorit të parë të këtij viti ka arritur shifren e rreth 35 për qind. Janë rreth 1.06 milionë shqiptarë që kanë një llogari aktive në Facebook, nga më shumë se 1.44 milionë që përdorin internetin rregullisht.
Përdorimi i lartë i Facebookut, duket se është një fenomen tipik në tërë vendet e rajonit të Ballkanit.
Shumica e vendeve të rajonit kanë një përdorim më të madh të rrjetit social mbi nivelin 40 për qind të popullatës. Ndërsa në vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian, përdorimi i Facebookut është më i ulët në raport me numrin total të popullsisë dhe me numrin e përdoruesve të rregullt të internetit. Për shembull, Austria ka një penetrim interneti në masën 75 për qind, ndërkohë që Facebookun e përdorin më pak se 34 për qind e njerëzve.
Ndërsa Danimarka, ku internetin e përdorin 91 për qind e banorëve, ka një përdorim të Facebookut pranë nivelit 52 për qind. Në përgjithësi, vlerësohet se Facebook përdoret nga rreth 835 milionë njerëz, ose 12 për qind e popullsisë së planetit.
Facebook më së shumti përdoret në Amerikën Veriore, ku 50 për qind e njerëzve kanë një llogari në Facebook. (PCWorld Albanian)
Statistikat e internetworldstats.com mund ti shihni më poshtë në grafikën e paraqitur.