Home Aktualitet Shqiptaret ne lojrat olimpike Londer 2012

Shqiptaret ne lojrat olimpike Londer 2012

325
0
Shqiptaret ne lojrat olimpike Londer 2012

Shqiptaret që do të marrin pjesë në Lojrat Olimpike “Londër 2012 kane filluar zyrtarisht grumbullimin”.

Të pranishëm në këtë konferencë për shtyp, veç shefit të misionit për këto lojra, Viron Bezhani, kanë qenë dhe përfaqësues të Ministrisë së Sporteve dhe sponsorëve të ekipit tonë.

Pas fjalës së falenderimit, në praninë e mediave ëshë firmosur kontrata që lidh sortistët me Komitetin Olimpik për përfaqësimin e tyre në Olimpiadë.

Në këtë ditë të nisjes së grumullimit ishin të pranishëm peshëngritësit  Briken Calja, Daniel Godelli, Endri Karina, notari Sidni Hoxha dhe atleti Adriatik Hoxha.

Ndërkohë në ditët në vijim do t’i bashkohen ekipit kombëtar edhe 6 sportistë të tjerë për të plotësuar deri më 11 korrik të gjithë grupin, pasi në këtë datë do të zhvillohet edhe ceremonia Gala Olimpike.

Sportistët shqiptarë në “Londër 2012”

Me normë

1) Majlinda Kelmendi       Xhudo, pesha 52 kg

2) Romela Begaj            Peshëngritje, pesha 58 kg

3) Briken Calja            Peshëngritje, pesha 69 kg

4) Daniel Godelli          Peshëngritje, pesha 69 kg

5) Hysen Pulaku            Peshëngritje, pesha 77 kg

6) Endri Karina            Peshëngritje, pesha 94 kg

7) Klodiana Shala          Atletikë

8) Luiza Gega              Atletikë

Me ftesë

1) Noel Borshi             Not

2) Sidni Hoxha             Not

3) Adriatik Hoxha          Atletikë

4) Arben Kuçana            Qitje, pistoletë