Shqiptarja e zhdukur, rrëfehet burri italian: E vrava dhe fsheha kufomën

ITALI- Shqiptarja e zhdukur që prej fund dhjetorit të vitit të shkuar është vrarë nga bashkëshorti i saj italian. Fati i Rajmonda Zefit, 30 vjecares, nënë e dy fëmijëve është zbardhur pas rrëfimit të vetë bashkëshortit që pasi e vrau fshehu kufomën që të mos gjendej.

Sipas të dhënave policore italiane, raportuar sot nga mediat fqinje, Francesco Quinci ka pranuar se ka qenë ai që e ka vrarë gruan dhe ka treguar për karabinierët italianë vendin ku ka groposur trupin e pajetë të gruas.

Sipas mediave italiane, kufoma është fshehur në pyjet e Prunos në Alta Versilia dhe është gjetur pas disa orë kërkimesh. Ende nuk ka detaje të sakta rreth rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja, por paraprakisht dyshohet se gjithçka ka nisur pas një grindjeje mes bashkëshortëve, të cilët duhet të kenë qenë në proces divorci.

Comments are closed.