Home Lajme Sport Peshengritsi rrezikon jeten, i bie shtanga ne qafe. (VIDEO)

Peshengritsi rrezikon jeten, i bie shtanga ne qafe. (VIDEO)

490
0

Gjermani Matias Shtainer, Kampioni olimpik në fuqi në peshëngritje për peshën e rëndë 105 kg, , është goditur nga shtanga në momentin e ngritjes së 196 kilogramëve, në provën e tij të tretë.

Humbja e ekuilibrit për fat është shoqëruar nga një reagim i shpejtë i shtangistit gjerman, por gjithsesi dëmtimi ka qenë i rëndë.


Ai ka qëndruar për disa minuta mbi pedanë, ku është ndihmuar të ngrihet edhe nga mjekët, të cilët nxituan për t’i ardhur në ndihmë.

Më pas ai është ngritur duke përshëndetur të gjithë të pranishmit në pallatin e sportit.