
Mbi 300 persona ne Tirane janë ekzaminuar ne gjysmën e pare te këtij viti me sëmundje seksualisht te transmetueshme.
Shifra konsiderohet alarmante pasi mbi 200 ishin dhurues gjaku e për me tepër, ata janë zbuluar rastësisht. Specialistet e Shëndetit Publik iu bëjnë apel qytetareve qe te kryejnë marrëdhënie seksuale te mbrojtura. Sipas tyre, ne këtë periudhe pushimesh risku për tu infektuar me këto sëmundje është me i larte, për shkak te lëvizjeve jashtë vendit dhe ardhjes se emigranteve. Sipas specialisteve me te prekur nga sëmundjet seksualisht te transmetueshme janë te rinjtë për shkak te shpeshtësisë se marrëdhënieve ne çift. Te rrezikuar janë kategoritë e fëmijëve jetime pasi sipas një studimi një adoleshent pa familje ka 14 here me shume mundësi për tu infektuar nga sëmundjet seksualisht te transmetueshme sesa bashkëmoshataret e tij.