Home Si te gatuajme Embëlsira Si te gatuajme Bakllava – Receta gatimi per Bakllava

Si te gatuajme Bakllava – Receta gatimi per Bakllava

591
0

cfare te gatuajme per festaSi te gatuajme Bakllava ne menyre tradicionale – Receta gatimi per Bakllava, perberesit dhe menyra e gatimit

Bakllavaja është një ëmbëlsirë e njohur ne te gjithe boten, si pjese kuzhines turke nga e cila thuhet se e ka prejardhjen. Kjo embelsire e shijshme eshte bere tashme tipike dhe ne vendit tone dhe  e pazevendesueshme ne tryezat tona gjate periudhes se festave.

Bakllavaja është e bërë me petë të mbushura me arra, (bajame, lajthi, pistak në disa vende), dhe e regjur me sherbet ose mjaltë në disa vende të tjera.

Përbërësit për Receta për Bakllava

Përbërësit për brumin

1 kg miell

4 të verdha veze

2 gota ujë të vakët

1 filxhan vaj ulliri

1/2 lugë kafeje kripë

pak niseshte

Përbërësit për mbushjen

1 kg arra të qëruara

500 gr gjalpë i shkrirë

Përbërësit për sherbetin

2 kg sheqer

1 l e 700 ml ujë

1 limon

Përgatitja e brumit

Hedhim miellin e situr në tavolinën e punës. Hapim një gropëz në mes të miellit ku hedhim të verdhat e vezëve, filxhanin e vajit, kripën dhe ujin e ngrohtë. Fillojmë e ngjeshim me kujdes brumin. Nëse e shikojmë të nevojshme mund të shtojmë përsëri pak ujë të ngrohtë.

Vazhdojmë të ngjeshim brumin derisa të arrijmë një masë homogjene dhe të njëtrajtshme.

Brumin e përgatitur e fusim në një qese dhe e lemë të pushojë përreth një orë.

Pasi ka kaluar një orë, marrim brumin e përgatitur dhe e presim në toptha të vegjël. Hedhim pak niseshte në tavolinën e punës dhe vendosim topin e vogël të brumit. E hapim me kujdes me okllahi (pec), derisa të arrijmë një petë të hollë. Duhet të kemi kujdes që mos ti prishim apo çajmë. Petët duhet të jenë perfekte. Vazhdojmë kështu derisa të kemi mbaruar të gjithë brumin. Petët e përgatitura i vendosim me kujdes që të thahen pak.
Vendosja e petëve në tavë

Pasi petët janë tharë pak i marrim dhe i vendosim një e nga një në një tavë të lyer me gjalpë.

Duhet të kemi kujdes që çdo petë ta spërkasim me gjalpë sipër e pastaj të vendosim tjetrën. Pasi kemi vendosur rreth 6-7 petë hedhim sipër një shtresë me arra të grira. Vendosim petën sipër, e spërkatim me gjalpë, vendosim një petë tjetër, e lyejmë edhe këtë me gjalpë dhe shtrojmë përsëri një shtresë me arra. Vazhdojmë në këtë mënyrë duke alternuar petët dhe arrat. Në fund e mbulojmë me 7-8 petë. Edhe petën sipër e lyejmë me gjalpë. E presim bakllavanë në copa në formë rombi.

E vendosim tavën me bakllava në furrë të nxehtë 100°C përreth 2 orë. 15 minutat e fundit të pjekjes e ngrejmë temperaturën e furrës në 150°C.

Heqim bakllavanë nga furra dhe e lemë të ftohet.
Përgatitja e sherbetit

Në një tenxhere të thellë hedhim sheqerin dhe ujin. E trazojmë mirë, shtojmë dhe një lugë lëng limoni i cili e ndihmon sherbetin që të mos të ngrijë pasi të ftohet. E vendosim sherbetin të ziejë derisa të shkrijë komplet sheqeri.
Përgatitja përfundimtare

Pasi bakllavaja është ftohur komplet i hedhim sipër sherbetin jo shumë të nxehtë. E lemë të regjet mirë disa orë e më pas e shërbejmë bakllavanë në copa.
Ju bëftë mirë nga Sitegatuajme.net