Si te gatuajme gjel deti me pershesh – Receta gatimi per pershesh me gjel deti
Perbersesit per persheshin me gjel deti
- 1kg miell gruri
- 1 luge te vogel sode
- kripe
- uje
- 1/2 kg presh
- mente te fresket ose te thate (nenexhik)
- gjalp
- lengun e gjelit te detit
Fillimisht ziejme gjelin e detit ne uje me kripe dhe lengun e tij e perdorim per te bere persheshin. Gjelin e fusim ne furre per t’u pjekur (koha e pjekjes varet nga madhesia).
Pregatisim kulacin me miell gruri, kripe, pak sode buke dhe uje derisa te perftojme nje brum pak sa te forte. E punojme mire me dore dhe e leme te pushoje per disa minuta perpara se ta fusim ne furre. E vendosim ne nje tave te rrumbullaket, e dekorojme siper me dhembet e nje piruni dhe e pjekim ne 200°C derisa te marre ngjyre te arte ne siperfaqe. E nxjerrim nga furra, e mbeshtjellim me nje pecete te paster dhe e leme te ftohet vertikalisht te mbeshtetur diku ne menyre qe te kulloje.
Ne nje tenxhere te madhe dhe te thelle (ku do te pregatisim persheshin), kaverdisim me gjalp preshin e grire holle, shtojme te brendshmet e gjelit te detit gjithashtu te prera ne copa te vogla dhe kur preshi te jete bere transparent hedhim lengun e gjelit te detit dhe menten e fresket apo te thate (nenexhik). Nderkohe coptojme shume imet kulacin dhe copezat e tij ia shtojme lengut te gjelit. E mbulojme persheshin me kapak dhe e leme te pushoje per afer 20 minuta derisa kulaci ta kete thithur komplet lengun. Ne perfundim e servirim te nxehte ne pjate bashke me nje cope gjel deti te pjekur.
Ju befte mire nga Sitegatuajme.Net
Une do te sygjeroja qe bulacin ta benit me buke misri, pasiqe kjo eshte receta origjinale e gjelit te detit me pershesh. Buka e grurit kur behet pershesh ka tendencen te qulloset, gje qe s’ndodh me buken e misrit.
Comments are closed.