Home Aktualitet Si te reklamojme biznesin me nje kartvizite?

Si te reklamojme biznesin me nje kartvizite?

654
2
Kartevizite Biznesi

Ne nje periudhe ku interneti dhe mediat e tjera kane pushtuar boten e marketimit, kartvizita mbetet nje mjet shume i fuqishem per te reklamuar biznesin tuaj.

Gjthsesi e verteta eshte se kartvizitat perdoren gjeresisht per te reklamuar biznesin. Dhenia e nje kartvizite nje klienti te mundshem pas nje takimi rastesor eshte nje menyre shume e mire per te etiketuar biznesin tuaj.

1. Krijoni nje logo. Zakonisht nje kartevizite “bosh” mund te beje nje klient te mendoje per mungese profesionalizmi dhe vleresimi nga ana juaj. Nga ana tjeter nje logo e krijuar mire dhe terheqese ju ofron me shume mundesi qe te kapni vemendjen e me shume njerezve. Madje ka njerez qe afrojne kartviziten afer fytyres per te pare me nga afer logon, qe do te thote se klienti ne fjale eshte shume i interesuar. Edhe nese nje person nuk e merr kartviziten tuaj, logoja do te fiksohet mire ne memorjen e tyre dhe njekohesisht kur te shohin nje reklame tjeter me te njejten logo do tu vije menjehere ne mendje logoja juaj.

2. Vendosi kartviziten tuaj brenda cdo fature qe paguani per biznesin tuaj. Nderkohe qe kjo eshte shume pozitive per ti dhene kompanise qe po ju faturon informacion kontakti me ju, ne te njejten kohe i jep ketij procesi emrin dhe te dhenat tuaja per nje marrdhenie ne te ardhmen.

3. Vendoseni kartviziten tuaj neper tabelat e lajmerimevete ndryshme. Shume njerez ndalojne dhe i shohin keto lajmerime kur jane duke kerkuar per ndonje sherbim ne vecanti, ose thjesht per te pare se cilat jane te rejat me te fundit lidhur me bizneset. Zakonisht keto tabela lajmerimesh jane nje lloj reklamimi falas, megjithese ne disa raste mund tu nevojitet te merrni leje ne instancat perkatese per te reklamuar.

4. Jepuni njerezve kartviziten tuaj edhe pas bisedave me te zakoneshme. Per shembull edhe kur jeni ne nje dyqan duke dhe filloni nje bisede, ne fund te saj jepini bashkebiseduesit nje kartvizite, mbylleni biseden me: “Me qe ra fjala, ja dhe kartvizita ime…” dhe kur nje person te kete nevoje per sherbimin ose produktin qe ju ofroni, do te rikujtoje biseden me ju dhe do te perdore kartviziten tuaj.

Ne kete link do tju tregojme se si te krijoni falas nje kartevizite per biznesin tuaj. /peqini.com/

2 COMMENTS

Comments are closed.