Home Rajoni e Bota Siri, viktima nga rradhet e shqiptareve në Damask

Siri, viktima nga rradhet e shqiptareve në Damask

387
0
Vriten shqiptar ne Siri

Nga bombardimet e forcave qeveritare në Damask është mësuar se kanë rënë viktimat e para të “arnautëve”, banorë vendës me origjinë nga Kosova.

Burime të afërta me “arnautët” e Sirisë, që përqendrohen në dy lagje në Damask: në Jug (Kadam) dhe në veri (Divanje), bëjnë me dije se dje, me rastin e operacionit të “pastrimet e qytetit prej terroristeve”, ushtria siriane bombardoi dhe shkatërroi shumë shtëpi në pjesën jugore të Damaskut, ku gjendet “Lagjja e arnautëve”, raporton Koha. Me këtë rast ranë dhjetëra të vrarë e të plagosure, në mesin e tyre edhe Munir Arnauti (me origjinë nga Podujeva), e Behlul Arnauti (me origjinë nga Kalishani). Numri i saktë i viktimave mund të dihet vetëm pas tërheqjes së forcave të regjimit të Bashar al Assadit prej kësaj pjese të Damaskut.