Home Aktualitet Skandal meTenderin e Llotarise Kombetare Shqiptare

Skandal meTenderin e Llotarise Kombetare Shqiptare

371
0

Llotaria Kombetare shqiptare, Skandal me tenderin .
Ministria e Financave hapi zyrtarisht ofertat për tenderin e Llotarisë Kombëtare, licensa e së cilës do të jepet me koncesion për një periudhë dhjetëvjeçare.

“Sot me date 20 qershor 2012, ne oren 11:00 perfundoi afati i dorezimit te aplikimeve per procedure konkurruese per dhenien e licenses se Llotarise Kombetare. Qe nga ky moment e konsiderojme te mbyllur afatin per dorezimin e aplikimeve”, tha Dorian Teliti, sekretar i Ministrise se Financave.

Siç ishte paralajmëruar në tender kanë marrë pjesë vetëm dy kompani. Oferta e parë ishte ajo e llotarisë kombëtare të Austrisë, ndërsa e dyta vjen nga një konscorcium i përbërë nga

3 kompani, llotaria italiane “Lottomatica”, qipriotja “GTech” dhe çekja “Synot”.

Tre kompanitë e konsorciumit që ka bërë ofertën e dytë janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Qipriotja “GTech” është në fakt pjesë e grupit ndërkombëtar “GTech Holding”, i cili zotërohet në pjesën më të madhe prej 75 për qind të tij pikërisht nga italiania “Lottomatica”.

Vetë “Lottomatica” është pjesë e grupit De Agostini në Itali. Edhe kompania qipriote “Synot” rezulton e lidhur me “Lottomatica” dhe “GTech” në një sërë vendesh dhe investimesh të përbashkëta. Pas hapjes së ofertave, Komisioni i Vlerësimit do të shqyrtojë vlefshmërinë e tyre dhe më pas do të dalë në rezultatin final. Procesi i tenderimit për licencën e llotarisë kombëtare është kompromentuar rëndë nga akuzat publike të një prej konkurrentëve të tërhequr, kompanisë greke “Intralot”, e cila denoncoi qeverinë se po ndjek procedura përjashtuese që cojnë në fitues të paracaktuar.

Por dyshimet të forta lidhen me cmimit me të cilin qeveria po e shet licencën e llotarisë, i cili është i fiksuar në vetëm 3.5 milionë euro, kur vende me popullsi deri në 8 herë më të ulët se Shqipëria e kanë shitur licencën e llotarisë kombëtare deri në 40 milionë euro. Mosvënia e cmimit si një kriter konkurrues në garën për licencën ka suprizuar jo pak ekspertë në kushtet kur qeveria është në vështirësi emergjente financiare që e kanë cuar deri aty sa të mos paguajë punët publike apo dhe në vonesa të transfertave për shtresat në nevojë.

Thellohet skandali

Përmes një letre që mban që mban datën 19 qershor presidenti i kompanisë turke ‘Inteltek’, Ahmet Sezer, i drejtohet ministrit shqiptar te Financave, duke shprehur shqetësim të thellë për praktikën jokonkurruese të ndjekur nga qeveria shqiptare per tenderin e Llotarise Kombëtare.

Në letrën e tij presidenti i kompanisë turke thotë: “Ne jemi informuar se Ministria juaj ka lancuar tenderin për dhënien e licensës së Llotarisë Kombëtare dhe për procedurat e aprovuara. Me shqetësim të madh vëmë re se procedurat nuk garantojnë një konkurrencë të plotë dhe të hapur dhe as nxisin krijimin e të ardhurave për shtetin shqiptar.”

Letra e kompanisë turke që ka qenë e interesuar për të marrë pjesë në tenderin e Llotarisë Kombëtare në Shqipëri, por është skualifikuar për shkak të procedurave që po ndjek qeveria, ngre thuajse të njëjtat shqetësime të ngritura më parë nga një tjetër konkurrent i tërhequr, kompania greke “Intralot”.

Vec procedurave përjashtuese kompania turke ngre me shqetësim edhe çështjen e çmimit. Në letrën drejtuar ministrit shqiptar të Financave zoti Sezer shprehet: Më duhet të nënvizoj se kriteret e kualifikimit janë në mënyrë të pazakontë restriktive dhe pengojnë operatorët e aftë si “Inteltek”, që të marrin pjesë në tender. Po kështu metodologjia e vlerësimit që ju keni zgjedhur fokusohet në elemente me rëndësi të vogël duke neglizhuar elementin e çmimit, i cili është më i zakonshmi në koncesionet nëpër botë”. Letra e presidentit të kompanisë turke, e cila vitin e kaluar realizoi një xhiro prej 3 miliardë dollarë mbi 27 për qind e prodhimit kombëtar të Shqipërisë thellon dyshimet mbi licencën e llotarisë kombëtare.

Si rrallëherë në një tender publik qeveria ka lënë jashtë procesit të vlerësimit elementin e çmimit duke e paracaktuar atë në nivele minimale dhe mos u dhënë të drejtën kompanive të garojnë. Pavarësisht ankesave dhe denoncimeve nga operatorë gjigantë dhe me emër në këtë fushë qeveria nuk u tërhoq, por këtë të enjte e hapi tenderin për llotarinë në të cilin morën pjesë vetëm dy kompani.