Home Lajme Sport Skuadrat shqipitare ne kupat e Evropes – Kalendari dhe oraret

Skuadrat shqipitare ne kupat e Evropes – Kalendari dhe oraret

426
0

Nis sot aventura europiane e skuadrave tona, ku Kukësi, Laçi e Teuta do të zhvillojnë ndeshjet e raundit të parë në Ligën e Europës.
Skuadra e Armando Cungut, Kukësi do të debutojë në një ndeshje ndërkombëtare ku përballë do të ketë Flora Talin të Estonisë, ndeshje e cila do të luhet në orën 18:30.

Në orën 19:00, Laçi do të ketë përballë luksemburgasit e Diferdanzh në stadiumin e Korçës, për shkak se impianti i tyre sportiv nuk u cilësua si i përshtatshëm për ndeshje ndërkombëtare.

Nga kompanitë e basteve Laçi është e vetmja skuadër shqiptare që shikohet si favorite.

Ndërsa në 20:00 Teuta do të presë Daçian e Kishinievit në Durrës. Në këtë ndeshje shihen si favoritë Moldavët edhe pse janë mysafirë.

Më 16 të këtij muaji kampionët e Superligës, Skënderbeu, do të udhëtojë në Azerbajxhan për t’u ndeshur me Neftçi Baku për eliminatoret e Ligës së Kampionëve. Më 23 do të luhet takimi i kthimit në Korçë.
skuadrat shqiptare ne kupat e evropes
/Start/Ariglon Pali