Shqiptarët nuk preferojnë as PD-në as PS-në, por edhe asnjë forcë të re politike që ka lidhje apo ka buruar nga politika aktuale.
Një sondazh i organizuar online nga platforma IDEA, sjell një qëndrim shumë interesat të shoqërisë lidhur me preferencat e tyre politike. Ndërsa vendi po i drejtohet vitit elektoral, dhe ku lufta politike mes koalicionit qeverisë dhe opozitës pritet të jetë më shumë se e ethshme, një testim tregon se qytetarët kanë tjetër pritshmëri politike nga çfarë ofron realiteti shqiptar.
Nën okelion “Kush duhet të na qeverisë?”, lexuesve iu kërkua të shprehen lidhur me tri alternativa:
Në 2013- ën mendoni se duhet të vazhdojë të qeverisë PD?
Në 2013- ën duhet të marrë pushtetin PS?
Shqipëria ka nevojë për një lëvizje e re, pa lidhje me politikën aktuale?
21 % e pjesëmarrësve në sondazh mendojnë edhe pas viti 2013 duhet të vazhdojë të qeverisë Partia Demokratike me koalicion aktual qeverisës.
23 % mendojnë se pushtetin duhet ta marrë opozita, nën drejtimin e Partisë Socialiste.
56 % mendojnë se vendit i duhet një lëvizje e re, pa lidhje me politikën dhe pushtetin aktual.
IDEA nuk është në dijeni se çfarë target grupi ka qenë ai që ka marrë pjesë në këtë sondazh, as për përkatësitë partiake, as për moshën dhe gjininë apo nivelin arsimor, pasi votimi është realizuar online. Por kjo është një dëshmi e fortë e uljes daramatike të shkallës së besimit të qytetarëve tek dy forcat e mëdha politike, por edhe e mungesës së besimit dhe shpresës tek lëvizjet dhe partitë e reja, që prodhohen si pasojë e fraksioneve apo konflikteve brenda partive të mëdha.
Ka një numër thuajse të barabartë njerëzish që mbështesin PD-në dhe PS-së, (21 dhe 23 përqind), ndërkohë që numri i atyre që kërkojnë një frymë të re në politikën shqiptare dhe në drejtimin e vendit, është edhe më i madh se të dy grupet sëbashku që mbështesin koalicionin qeverisës dhe opozitën.
Ky sondazh, sado modest për nga numri i pjesëmarrësve, është një tregues i nevojës së shoqërisë për lëvizje politike dhe njerëz të pa kontaminuar nga pushteti dhe politika aktuale.