Home Aktualitet Sondazhi i “GI”,Shqiptarët pro “Shqipërisë së Madhe”

Sondazhi i “GI”,Shqiptarët pro “Shqipërisë së Madhe”

163
0

“Gallup International” publikoi sondazhin që është pjesë e projektit “Balkan Monitor”.Në sondazh thuhej se shumica e shqiptarëve janë pro bashkimit të trojeve shqiptare,pro krijimit të “Shqipërisë Natyrale” apo “Shqipërisë së Madhe”

Sipas sondazhit 62% e të anketuarve në Shqipëri,81% e të anketuarve në Kosovë dhe 51.9% e të anketuarve në Maqedoni janë mbështetës të unifikimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm.

Situata më pro “Shqipërisë së Madhe” paraqitet në Kosovë.81% e kosovarëve të intervistuar shprehen pro bashkimit,12.6% deklarohen kundër,2.9% kanë abstenuar,ndërsa 2.6% kanë refuzuar të përgjigjen.Në Shqipëri 62.8% janë deklaruar pro bashkimit,29.7% janë kundër,4.4% janë përgjigjur “nuk e di” dhe 3.1% ka refuzuar të shprehen.

Pjesa më e madhe e të intervistuarve nuk ishin optimist,se bashkimi i trojeve shqiptare do të ndodhte në një të ardhme të afërt dhe shpreheshin se kjo kauzë ka marrë dhe do të kërkojë shumë kohë.