“Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, do të jetë për një kohë të shkurtër qendërmbrojtës i skuadrës turke Gallatasarai”, shkroi të martën e përditshmja “Hurriyet”. Në miqësoren me skuadrën e Ajaksit, që përfundoi pa gola, 27-vjeçari është aktivizuar në rolin e qendërmbrojtësit dhe ka impresionuar trajnerin rumun, George Haxhi. Sipas gazetës turke, Cana në stërvitjet e ditëve të fundit po punon së bashku me qendërmbrojtësin Gokhan Zan, pasi trajneri rumun është i bindur se këta të dy kuptohen mirë mes tyre. “Cana nuk e ka për detyrë të luajë në