Home Aktualitet Stafi i Presidentit Nishani. Princi Leka, këshilltar politik

Stafi i Presidentit Nishani. Princi Leka, këshilltar politik

329
0
Bujar Nishani Presidenti i Shqiperise

Presidenti i ri i Shqiperise Bujar Nishani ka kompletuar në ditën e parë të punës se tij, stafin e ngushtë politik, i cili do ta shoqeroje ne detyren e tij për pesë vitet e ardhshme.

Sekretar i Përgjithshëm do jetë Bardh Spahia.

Shef kabineti do jetë Florjan Nuri.

Amik Kasoruho do jetë këshilltar për kulturën.

Shaqir Hasani, Arben Idrizi dhe Ilia Olldashi do jenë këshilltarë ligjorë të presidentit.

Besnik Konçi do jetë këshilltar diplomatik.

Kurse Princi Leka do jetë këshilltar politik i Nishanit.

Në postin e zëdhënëses së presidentit është caktuar Irma Toptani.