Home Lajme Sport Stipe Buljan kërkon debutim me fitore te Laci

Stipe Buljan kërkon debutim me fitore te Laci

264
0

Qendërmbrojtësi kroat Stipe Buljan është një nga tre kroatët e ardhur në merkaton e verës te klubi bardhezi. Shtatlarti pritet që së bashku me Kajën të jenë në qendër të mbrojtjes. Të dy këta lojtarë krijojnë një mur në mbrojtje, i cili do të jetë tepër i vështirë për t’u kaluar nga sulmuesit. “Kam gjetur një ambient të mirë në Laç. Po luaj së bashku me dy shokët e mi në një ekip dhe kjo më jep më tepër siguri dhe më bën të ndihem më mirë. Po stërvitemi intensivisht, pasi edhe ndeshja e parë që do të luhet në Durrës po afron. Atje do të synojmë vetëm fitoren. Kam dëgjuar që edhe Teuta ka krijuar një grup me djem të rinj dhe këtë gjë do të mundohemi ta shfrytëzojmë sa më mirë. Gjithashtu, kam dëgjuar edhe për tifozërinë kurbinase.Mendoj se Laçi do të jetë në gjurmët e sezonit të kaluar,” ‑ përfundoi kroati Stipe Buljan.

 



http://www.sportishqiptar.com.al/stipe-buljan-kerkon-debutim-me-fitore-te-laci/