Procedurat dhe afatet e aplikimit për në Gjermani, SHBA, UK dhe Turqi
Çdo vit rreth 5 mijë maturantë shqiptarë aplikojnë për studime jashtë Shqipërisë. Vendet më të preferuara janë Italia, Turqia por edhe Gjermania, Anglia e deri në SHBA. Sigurisht që secili prej këtyre shteteve ka procedurat dhe kriteret e veta për të pranuar studentë të huaj, pa përmendur edhe tarifat që në disa prej tyre janë vërtet të kripura po të peshojmë edhe cilësinë e diplomave që lëshohen prej këtyre universiteteve, dhe mundësitë e punësimit për një të sapodiplomuar. Për t’iu ardhur në ndihmë studentëve shqiptarë që duan të ndjekin studimet jashtë vendit, po japim sot disa informacione mbi mënyrat e aplikimit për studime në Gjermani, SHBA, UK dhe Turqi.
Studimet në Gjermani
Studimet në universitetet gjermane janë më teorike dhe më të gjata në kohë, studimet në institutet e larta profesionale janë më praktike dhe më të shkurtra. I ashtuquajturi “Procesi i Bolonjës” do të thotë që në Gjermani, si dhe në të gjitha vendet e tjera europiane do të ekzistojnë vetëm diplomat “Bachelor” (diploma e parë) dhe “Master” (diploma e dytë. Deri më sot studimet në Gjermani kanë qenë falas. Aktualisht nuk është e qartë se sa duhet të paguajnë studentët, por pritet që taksa të jetë rreth 500 EUR për semestër. Ekspertët dhe përvoja e deritanishme kanë treguar se 6500 euro në vit janë të mjaftueshme për një jetë modeste të një studenti. Pra, nga çdo aplikues për një vizë studimi, Ambasada Gjermane kërkon garancinë që ai ose ajo është në gjendje të mbajë veten. Minimumi është 6500 euro, bashkë me taksat e reja të universiteteve kjo shkon deri 7500 euro në vit. Për fat të keq, oferta për bursa për studime në Gjermani është shumë e kufizuar. Mund të provoni të informoheni në adresën www.e-felloës.net, ku paraqiten disa oferta të kufizuara. Nëse jeni në Gjermani dhe keni marrë nota shumë të mira në të dy vitet e parë, mund të aplikoni për një bursë nga një fondacion politik gjerman. Një ndihmë këtu mund t’ju ofrojë interneti: Nën adresën www.dashochschulranking.de mund të kërkoni universitetin apo institutin e lartë profesional që përputhet më mirë kërkesat dhe dëshirat tuaja. Ka edhe informacion në anglisht. Nëse dëshironi të kryeni studime universitare në Gjermani duhet të zotëroni edhe gjuhën gjermane. Në shumë universitete dhe institute të larta profesionale data e fundit e aplikimeve është 15 korrik, në disa shkolla të larta data është më herët. Aktualisht një aplikim me ASSIST-in kushton 50 Euro. Çdo aplikim tjetër kushton 10 Euro. Adresa në internet me listën e universiteteve anëtarë:www.uni-assist.de.
Studimet në SHBA
Shumë studentë janë të interesuar të vazhdojnë studimet në SHBA. Studentët e shkollës së mesme dhe universitetit kanë mundësi të ndjekin studimet në SHBA. Studenti duhet të jetë i përgatitur mirë, dhe të kualifikohet për një vizë studentore. Sigurisht, më parë duhet të jeni pranuar në një shkollë në SHBA. Kufijtë Amerikanë janë të hapur për udhëtarët e ligjshëm. Pikërisht vitin e kaluar, u shënua numri më i lartë i studentëve që studiuan në SHBA. Hapi i parë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara është të vendosni se ku do të studioni dhe cilat programe studimi do t’iu ndihmojnë për të përmbushur qëllimin e karrierës suaj dhe se çfarë lloj programi edukimi është i përballueshëm nga ana financiare për ju dhe familjen tuaj. Pasi të keni përmbushur të gjitha kërkesat dhe të jeni pranuar në një program, do të merrni një fomular I-20 dhe filloni procesin për vizën. Studentët që dëshirojnë të studiojnë në SHBA në shkollën e mesme apo në universitet duhet të punojnë shumë për të përmirësuar nivelin e gjuhës angleze, sepse është e nevojshme për t’u pranuar në një shkollë, të kualifikohen për një vizë të tillë, si dhe për të arritur suksese gjatë studimeve. E njëjta gjë është edhe për programet universitare por studentët duhet të kenë parasysh që shumica e universiteteve në SHBA kërkojnë testime si SAT, ACT, dhe TOEFL, për t’u pranuar. Programet për shkëmbimin e studentëve të shkollave të mesme ekzistojnë, por duhet të dyshoni tek noterët dhe përkthyesit që ju premtojnë se kundrejt një pagese shumë të lartë mund t’ju sigurojnë një vizë Amerikane. Shumica e programeve janë me pagesë, por për programet e ligjshme të besueshme, do të gjeni informacion falas të disponueshëm në internet rreth kërkesave, tarifave, dhe masat mbrojtëse për sigurinë e studentëve. Kërkoni shkolla të cilat ofrojnë bursa merite ose atletike në fushën tuaj të diturisë ose të cilat janë të përballueshme financiarisht për familjen tuaj. Çdo aplikant për një vizë studentore duhet të ketë një formular I-20 të krijuar nga sistemi SEVIS. Vizito faqen e internetit të Ambasadës së SHBA për informata shtesë mbi dokumentet e veçanta të kërkuara për intervistë. Ju mund të vizitoni dhe Qendrën e Burimeve të Informacionit në Tiranë për të dhëna. Gjithashtu, ekziston dhe një Qendër Këshillore Arsimi në Tiranë. Ju mund të gjeni të gjithë këtë informacion në faqen tonë të internetit.
Të studiosh në Angli
Universitetet e Mbretërisë së Bashkuar (MB) konsiderohen ndër universitetet më të mira në botë. Në një renditje të bërë nga “The Times” mbi 200 universitetet më të mira botërore, përfshihen 29 institucione të MB-së, 7 nga të cilët janë në 50-të më të mirët. Emrat e njohur në mbarë botën siç janë Cambridge, Imperial College, Oxford dhe London School of Economics, bëjnë më se qartë të dallueshme kualitetin e arsimit të lartë në MB. Janë më shumë se 130 institucione në MB që janë në gjendje të ofrojnë vende për studentët parauniversitarë (undergarduate degree) në anën tjetër kësaj liste i shtohen dhe 500 kolegje të cilët janë në gjendje të ofrojnë programe edukimi të llojeve të ndryshme. Në nivelin parauniversitar, bursat janë të vështira që të merren. Qeveria Britanike nuk ka skema të veçanta për administrimin e bursave, ato në përgjithësi jepen në mënyrë të pjesshme nga vetë universitetet dhe kolegjet. Duhet vënë në dukje se të gjithë aplikimet parauniversitare bëhen nëpërmjet një agjensie të veçantë që merret vetëm me këtë punë. Emri i kësaj agjencie është UCAS (Universities & Colleges Admissions Service) http://www.ucas.com/ dhe shumica e aplikimeve bëhen online duke paguar një shumë prej £15 (pound). UCAS jep një shifër prej 300,000 studentësh ndërkombëtarë nga vende të ndryshme të botës që kanë aplikuar nëpërmjet kësaj agjencie për të studiuar në MB çdo vit. Këtu keni informacion mbi vizat http://www.ukvisas.gov.uk/ dhe këtu mbi studimet parauniversitare dhe pasuniversitare http://www.educationuk.org/. Universitetet (flitet për ato undergratuade) në Mbretërinë e Bashkuar për studentët shqiptarë dhe të gjithë studentët e tjerë internacionalë kushtojnë shuma që variojnë nga £ 8,000- £15,000 në vit, por kjo varet nga univeristeti që zgjedh. Kuptohet se universitetet me emër si Oxford, Cambridge, LSE, Queen Mary etj. kërkojnë shuma të tilla si £15,000. Ndërsa për studentët e Bashkimit Europian dhe studentët Britanike shuma që duhet të paguajnë për një vit akademik është £3.000.
Studimet në Turqi
Provimi pranues për studime të studentëve të huaj në Turqi është lënë më 24 prill. Duke u nisur nga motoja “Për Edukim në Turqi”, presidenca e turqve në emigrim dhe komuniteteve mike, në kuadër të kryeministrisë, ka shpallur oraret e aplikimit dhe të provimeve pranuese për studimet me bursë në Republikën e Turqisë. Më 24 prill, në 15 shtete dhe 20 qendra do të mbahet provimi pranues. Aplikimi bëhet në misionet diplomatike të Republikës së Turqisë. Në këtë provim pranues hyjnë maturantët që nuk janë shtetas të Turqisë. Kandidatët duhet të jenë nën 25 vjeç. Kandidatët që e kalojnë me sukses provimin pranues fitojnë të drejtën që të studiojnë në Universitetet prestigjioze të Turqisë, duke përfituar edhe bursë dhe mbështetje. Për më shumë informata mund të vizitoni këto ueb faqe:
http://pristine.be.fscnet.net/ ose www.ytb.gov.tr
i am ardian gjana
Jam nje student qe studioj per infermeri te pergjithshme .
Kam mbaruar vitin e pare . Endrra ime eshte qe studimet t’i bej jashte
shtetit ne Itali . Jam student qe kerkoj shume nga vetja .
Mjafton te aplikosh si te gjithe te tjeret per ne Itali. per infermier ka shum nevoje , sa mbarojne shkollen kerkohen menjehere per pune. eshte nga deget me e kerkuara. njof shume persona qe kan mbaruar dhe jane punesuar ne spiitalet me te mire. pac fat
po bursa per ne spanje nuk ka se un jam e interesuar te studioj ne spanje
edhe pak koh jam student se jam duke e mbaruar vitin e fundit te shkolles se mesme jam i interesum me ja fillu meniher diku jasht kosove stdimet per veterin nese ka munsi naj lidhje ja qysh duhet kejt me apliku e kejt se shum jam i interesum me studiu jasht me respekt haki vllasa
jam duke e mbaruar shkollen e mesme dhe kerkoj te vazhdoj studimet ne SHBA.
si mund aplikosh per vazhduar masterin ne amerik e sa mund kushtonte
jam nje nxenese e vitit te dyte gjimnaz..dhe me ka ngel dhe nje vit dhe mbaroj..qe keshtu kam filluar te mendoj per universitetin qe do ndjek por duke pare gjendjen ne vendin tim preferoj te studioj jashte shtetit ,,,nuk jam sh e sigurt se cfr dege do zgjedh jam midis dy opsionesh stomatologji dhe juridik,,prinderit nuk me ndihmojne qe te vendos se cfr do zgjedh per shkak se nuk duan te ndikojne tek un dhe te bej nje zgjedhje qe mbase do pendohem..gjithsesi ajo cfare desha te thosha eshte si mund te aplikoj per ne angli ose itali ??
Ciao io sono una studente che è nata in albania ma vive in Italia da neonata.
Vorrei continuare gli studi universitari in inghilterra, ma li la mia cittadinanza italiana non serve perchè risulto albanese. Qualcuno mi può aiutare e dirmi se posso fare richiesta dei loans alli ucas anche io visto che non sono europea e mi serve il visto? Vi ringrazio in anticipo
s te gjej faqen per aplikimin e burses ju lutem me tregoni
Qendroj ne franc prej disa muajsh jam thjesht me pashaport a kam te drejt studimi flm
Ju lutem shifni adresen e internetit per me shume informacion per studime jasht shtetit prsh Angli, USA, Canada, Cyprus, Ireland, Singapore
Jam nxenese e vitit te 2-te ne gjimnaz dhe kam vetem nje vit dhe mbaroj shkollen e mesme . Kam shume deshire te vazhdoj shkollen e larte ne SHBA per juridik . Mund te me tregoni se si te aplikoj per atje ?
Kerkoj pun si infermjer jam i dipllomuar dhe liçensuar . Di anglisht gjermanisht
Dua te di sa kushtojne studimet ne shba dhe france
dua te di nese nxensit mund te kryejn shkollen e mesme jasht vendit
Jam ne vitin e 3gjimnaz . Studimet per shkollen e larte dua ti vazhdoj jashte vendit. Ju lutem mund te me thoni si mund te aplikoj per ne turqi? Flm sh
Jam nxenese ne vitin e dyte .Kam filluar te mendoj per universitetin dhe mendoj te zgjedh ato jashte vendit .Mund te me ndihmoni me programet e aplikimit ju lutem
jam nje nxenese ne klase te 9 qe hyj per vit te pare. doja te dija nqs kjo kerkon siguri dhe a do pranonin ne nje moshe kaq te vogel
Doja te pyesja nqs un bej vitin e pare te shkolles se larte ketu ne shqipri a mund ta vazhdoj jasht per vitet e tjera
mua personalisht me pelqen te shkoj me studime ne stamboll per aktrim pasi eshte nje ide e bukur
Pershendetje un tasht sapo e perfundoj klasen e 12
A mundi mem jap informata per studim jasht vendi mem ndihmu
jam nje nxenese e klases se 9 . kerkoj te nis nje gjimnaz jashte shtetit mund te me ttregoni cmimet per shtete te ndryshme ne europe. dhe a mund te fitohet burse ???
Jam studente e psikologjise viti pare, deshiroj qe ne vazhdim apo per master te studioj jashte vendi ne angli apo shba, doja te dija ndonje info me teper rreth universiteteve me te mira dhe cilsore dhe tarifave si edhe nese ofrojne ndonje burse??? Pasi deshira per te vazhduar studimwt jasht eshte e madhe por mundesia jo dhe aq dje nese ndonje ka info ju lutem me tregoni. Nese fiton burse apo ka ndonje ilumiversitet me tarfi jo dhe aq te majme apo qe mund edhe te punosh qe ta paguash vete.
Po per kosovar
Jam i interesuar per master ne Turqi, Kam perfundu studimet Bachelor ne Kolegjin Universum. Cilat jane kriteret per aplikim. Ju faleminderit.
Comments are closed.