Home Aktualitet Studime ne Itali 2013 – 2014, nis procedura

Studime ne Itali 2013 – 2014, nis procedura

1558
0

studime_ne_italiStudimet në Itali per vitin 2013 – 2014, nisin regjistrimet. Procedurat që duhen bere për fazën e para-regjistrimit për në universitetet italiane

Studentet qe duan te studiojne ne Itali, ja hapat per t’u ndjekur për marrjen e vizës për studime ne Itali

Studentët e interesuar për studime në universitetet italiane për vitin akademik 2013-2014 duke filluar nga dje mund të nisin regjistrimin. Atyre u është lënë në dispozicion plot tre muaj kohë, nga data 21 Mars deri më 21 qershor 2013, për të përmbushur procedurën e para-regjistrimit pranë përfaqësive diplomatike – konsullore kompetente. Ndryshe nga vitet e kaluara, kësaj herë ministria italiane e Arsimit u ka lënë më shumë kohë studentëve të huaj, në mënyrë që të zgjedhin kursin e studimit dhe të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm. Procesi i para-regjistrimit kalon në dy faza. Së pari, studentët e interesuar duhet të paraqesin personalisht kërkesën dhe dokumentacionin e nevojshëm pranë Ambasadës italiane, duke përcaktuar edhe një takim. Në dosjen e tyre,studentët duhet të kenë formularin e regjistrimi, modeli A, një formular të autentikimit të fotografisë, si dhe kopje të formularit A1 apo A1Z. Po kështu, duhet të dorëzohen fotokopje e certifikatës së njohjes së gjuhës italiane të nivelit B2; fotokopje e pasaportës; dhe 2 fotografi me ngjyra për dokument.

Faza e dytë ka të bëjë me dërgimin e dokumentacionit për marrjen e vizës. Nga data 1 qershor deri më 31 korrik, studentët duhet të dërgojnë përmes Albanian Courier dokumentacionin e nevojshëm për lëshimin e vizës studim. Në këtë fazë do të dorëzohen dokumentet plotësuese si dëftesa e pjekurisë, formulari për kërkesën e vizës, sigurimi shëndetësor dhe pagesa, etj. Dokumentet shqiptare (dëftesa e pjekurisë, diploma universitare, lista e provimeve dhe programi i detajuar i studimeve) duhet të jenë të legalizuara.

FAZA 1

Studentët duhet të paraqiten në datën e takimit të pajisur me dokumentacionin e mëposhtëm:

1- formulari i regjistrimit (modeli A);

2- formulari i autentikimit të fotografisë,

3- kopje e formularit A1 ose A1Z i Maturës Shtetërore, sipas rastit Dëftesën e Pjekurisë, Diplomën universitare e shoqëruar nga Lista e Notave dhe programi i detajuar i Studimeve;

4- fotokopje e certifikatës së njohjes së gjuhës italiane të nivelit B2;

5- fotokopje e pasaportës;

6- dy fotografi me ngjyra për dokument.

FAZA 2

 

Më pas, nga data 1 qershor deri më 31 korrik, studentët që kanë përfunduar fazën 1 duhet të dërgojnë përmes Albanian Courier, edhe dokumentacioni i nevojshëm për lëshimin e vizës studim/Universitet.

1- Dëftesa e Pjekurisë apo Diploma Universitare nëse nuk janë dorëzuar gjatë kërkesës për para-regjistrim;

2- Formulari për kërkesën e vizës;

3- Deklaratë mbi të dhënat personale;

4- Pasaportë;

5- Deklaratë për vendbanimin;

6- Sigurim shëndetësor;

7- Vërtetim bankar (bonifico irrevocabile) me shumën prej 4.500 euro në favor të vetë studentit.