Home Lajme Sport Sulmuesi gjerman drejt largimit nga Bajerni për në Premier Ligë

Sulmuesi gjerman drejt largimit nga Bajerni për në Premier Ligë

337
0

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Mario Gomez, është në planet e merkatos së Liverpulit, sipas menaxherit të futbollistit. Roi Hodgson e konsideron Mario Gomezin një alternativë të vlefshme për sulmin e Liverpulit ku aktualisht janë vetëm Fernando Torres dhe David N’Gog. Gomez u ble me bujë nga Shtutgarti në verën e kaluar për 30 milionë euro, por përfundoi në stol gjatë pjesës së dytë të sezonit dhe tani është i fundit në listën e sulmuesve të Van Galit. Menaxheri i lojtarit, Uli Ferber, tha

: “Një klub si Liverpuli është i vështirë për t’u refuzuar. Në ditën e fundit të merkatos mund të ndodhë gjithçka.” Gjithsesi, drejtori sportiv i Bajernit, Kristian Nerlinger, deklaroi se askush nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë. “Bajerni i Mynihut nuk pret që klube të tjera të bëjnë oferta për lojtarët tanë. Askush s’do të largohet, aq më tepër në formë huazimi.”



http://www.sportishqiptar.com.al/sulmuesi-gjerman-drejt-largimit-nga-bajerni-per-ne-premier-lige/