Home Shendeti Supermarketet të tej mbushura me ushqime të skaduara

Supermarketet të tej mbushura me ushqime të skaduara

474
0

Kompanitë mashtrojnë qytetarët me etiketa false. Ja produktet e rrezikshme që tregtohen

Marketet ushqimore dhe dyqanet që tregtojnë produkte ushqimore të ambalazhuara në qytetin e Durrësit, janë kthyer në depozita të produkteve të skaduara. Nuk është aspak çudi që me mungesën e kontrolleve nga ana e Inspektoratit Ushqimor, qytetarët durrsakë të jenë të rrezikuar në masë.

Situata

Majonezë, biskota, salcë domatesh etj., po shiten në marketet e Durrësit jashtë datës së skadencës, duke përbërë edhe një rrezik potencial për shëndetin e popullatës në masë. Të gjithë jemi konsumatorë të produkteve që tregtohen në tregjet tona, atyre të importit dhe vendase, por absurditeti më i madh qëndron në faktin që në vitrinat e marketeve po tregtohen produkte ushqimore që konsumohen nga një masë e madhe popullsie të skaduar. Në një vëzhgim të 48 orëve të fundit, eshte evidentuar në disa supermarkete produkte të dala nga skadenca që prej muajit tetor të vitit të shkuar. E këtij rasti ishte biskota “Crackers Pan Kolusi” e importuar nga Italia. Majoneza e përdorur gjerësisht për sallatë, por edhe produkte të tjera, të cilave afati i skadencës ishte në 21 Mars të këtij muaji. Pjesa më e madhe e konsumatorit shqiptar nuk kontrollon etiketat e skadencës dhe jo në pak raste është “viktimë” e këtyre produkteve, të cilat pastrohen në Shqipëri prej depove të vendeve fqinjë, të cilët duhet t’i groposin.

Mungesa e kontrolleve

Është një fakt shumë i rëndë për të gjitha strukturat e shtetit, por në veçanti për Inspektoratin e Konsumit dhe Ushqimit i specializuar për të kontrolluar standardet e ushqimeve për të gjithë popullsinë. Këto struktura të ngritura dhe me një peshë e detyrë specifike, nuk kryejnë detyrat e tyre, ose heshtin në rastet më të këqija teksa konsumatori është i rrezikuar. Në një prej supermarketeve, ku evidentuam në shumicë mallra të skaduar, shitësja tha se furnizimi ishte bërë vetëm pak ditë më parë dhe ajo do t’i kthente mbrapsht të gjitha klitë me produktet, të cilat në etiketë kishin të shfaqur dukshëm datën e skadencës, e cila i përkiste disa muajve më parë.

Etiketat false

E siç ndodh rëndom në vendin tonë kompanitë që furnizojnë supermarketet me produktet e tyre të gatshme, të importuara apo të vendit, mallin e shpërndajnë në shumë pika që nga qendrat e qyteteve deri në periferitë e tyre, ku banorët janë modestë, për të mos thënë se nuk i kontrollojnë etiketat e ushqimeve. Në këtë kaos të madh, ku mungojnë kontrollet, nuk është çudi që gjalpi të jetë në përbërje të madhe me miell e niseshte, ashtu sikurse edhe djathi, sallami pavarësisht se shkruhet në etiketë mish vici, nuk ka në përbërje të tij as 30 % të ingredientëve që thotë etiketa, është shumë lehtë e verifikueshme, sepse një kg sallam, i cili në etiketë ka “Mish viçi” tregtohet me 550 lekë për kilogram, ndërsa një kilogram mish viçi në dyqan me shumicë dhe pakicë varijon nga 750 deri në 850 lekë për kilogram. Në këtë mënyrë kompanitë po mashtrojnë qytetarët me etiketa false, madje të paktë për të mos u përmendur janë masat shtrënguese apo kontrollet që u bëhen produkteve.

 

Pse hesht Inspektorati i Ushqimit?

Pse nuk kontrollohen dhe nuk verifikohen produktet që konsumon popullsia në masë? Pse në raftet e marketeve gjenden mallrat të skaduar? Kush fshihet pas kësaj “maskarade” që kompanitë dhe tregtarët bëjnë në kurriz të konsumatorit, i cili paguan për produktin dhe cilësia e tij është shumë më e ulët se çfarë deklarohet? Këto dhe pyetjeve të tjera duhet t’u përgjigjet Inspektorati i Ushqimit dhe Konsumatorit, i cili në këtë mënyrë të lë të dyshosh se është i implikuar me kompanitë importuese dhe prodhuese vendase të produkteve ushqimore.

 

 

Majonezë, biskota, salcë domatesh etj., po shiten në marketet e Durrësit jashtë datës së skadencës, duke përbërë edhe një rrezik potencial për shëndetin e popullatës. Në këtë mënyrë kompanitë po mashtrojnë qytetarët me etiketa false, madje të paktë për të mos u përmendur janë masat shtrënguese apo kontrollet që u bëhen produkteve

 

Prefektura

Listat zgjedhore, një javë afat për verifikimet

Durrës- Prefekti, Genci Alizoti, ka deklaruar se një javë afat, kanë të gjitha zyrat e gjendjes civile në Qarkun e Durrësit për të pastruar listat nga dublimet, të vdekurit dhe personat që kanë lënë nënshtetësinë. Në një takim me drejtuesit e njësive vendore në rang Qarku në Prefekturë, ra në sy mungesa e dy prej krerëve opozitarë, të Bashkisë së Durrësit dhe të Shijakut. Prefekti i Qarkut të Durrësit, Genci Alizoti ka kërkuar nga krerët e njësive vendore dhe punonjës të gjendjes civile që brenda një jave të përfundojnë pastrimin e listës paraprake të zgjedhjeve në mënyrë që të jetë gati lista përfundimtare në 16 mars. Prefekti Alizoti ka kërkuar nga punonjëset e gjendjes civile, angazhim maksimal, ose në të kundërt, për çdo punonjëse do të merren masat që parashikon ligji. Prefekti Alizoti  ka përmendur edhe komunat problematike në lidhje me dublimet, atë të Thumanës, personat me moshë 100-vjeçare në Komunat Maminas dhe  Rrashbull si dhe personat që kanë lënë nënshtetësinë, Komunat Katund i Ri dhe Thumanë. Përfaqësuesit e zyrave të gjendjeve  civile kanë marrë zarfet me material është dërguar për infrastrukturën zgjedhore. Plotësimi i këtyre kërkesave është plotësim nga standardeve dhe transparencë për zgjedhjet e 8 Majit. E vetmja gjendje civile që ka përfunduar punën për pastrimin e listës paraprake të zgjedhësve është Bashkia e Durrësit. Drejtori i gjendjes civile në këtë Bashki, Shpendi Hoxha është shprehur se janë saktësuar dublimet, janë bërë ndryshimet e zgjedhëseve femra pas martesës si dhe verifikimi i personave me moshë mbi 100 vjeç.

 

 

3 janë

problemet dhe kërkesat që parashtroi Alizoti: Dublimet që deri tani janë 44 emra në njësitë vendore të evidentuara. Lënia e shtetësisë nga personat në listat e votimit dhe verifikimi i personave 100-vjeçarë, ka edhe persona që janë gjallë, por ka edhe të vdekur në këtë moshë që ekzistojnë në lista.