Takimi: Berisha Rama (VIDEO)

Në Shqipëri shumica dhe opozita shkëmbyen sot sinjale lëshimi për zgjidhjen e ngërçit që lidhet me hetimin e zgjedhjeve të qershorit 2009, kur kryetari socialist Edi Rama u ul në tryezën e thirrur nga kryeministri Sali Berisha për nisjen e punës me reformën zgjedhore. Zoti Rama I dorëzoi kryeministrit një ofertë të re duke thënë se reforma elektorale mund të zhvillohej paralelisht me hetimin e zgjedhjeve. Zoti Berisha nga ana e tij deklaroi më pas se hiqte dorë nga djegia e fletëve të votimit.

One Comment

  1. Nilza says:

    Rames nuk i ka ngelur gje tjteer vetem te gjeneroje steriotipe, metodologji kjo cinike dhe jo shtetformuese, por forme e liderve cinik dhe frikacak. Sali ka nje mije e nje te zeza te cilat Rama nuk ja sheh se ka po aq, dhe ky i fundit, si shume lider te post komunizmit, sheh propaganden e tipit komunist apo flet rrufe te mbushura me fjale kyce, dje revizionist, borgjez’, sot oriental, fazhist oriental’, shiko kur te nxjerri mbas humbjes ne 2013 nazist oriental’; pastaj holokaust oriental’; ciftezime, qe si ngjyrat ne Tirane, i kupton vetem Rama dhe kundershtari-tashme bashkeluftetari Ngjela. Fakteqesia e fatkeqesise eshte se Rama nuk po meson te behet politikan dhe po tregon qe vertet ne politike e futen te tjere dhe tashme vetem se ka marre rrugen per te dale ndaj per kete po i bie fyellit ne melodine e rradhes se per te gjitha fajin e ka Saliu, fashisti oriental’.