Home Rajoni e Bota Tarkan, refuzon 1 milion dollarë koncerte për Bajram

Tarkan, refuzon 1 milion dollarë koncerte për Bajram

1453
0

Festën e Bajramit dua ta kalojë me nënën time”, ka thënë Tarkan.Kengetari turk Tarkan, ka refuzur oferta te majme per te kenduar per festen e Bajramit per arsye se deshiron ta kaloje me Nenen e Tij kete feste.

Festën e Bajramit dëshiron ta kalojë me nënën e tij, ndaj dhe ylli i muzikës turke, Tarkan, ka refuzuar oferta që kapin shumën e 1 milion dollarëve për të marr pjesë në një kompleks luksoz hotelier në Antalya dhe në Azerbajxhan, respektivisht në ditën e parë dhe të dytë të kësaj feste të madhe për besimtarët myslimanë.

Teksa këngëtarë të tjerë ndërmjetësojnë përmes menaxherëve të tyre me muaj të tërë që të këndojnë në hotele prestigjioze që sjellin fitime të majme për këtë festë, Tarkan ka qenë kategorik në vendimin e tij.

Pavarësisht se shuma e parave që do të fitonte në rast se do ta pranonte ofertën arrin shifrën e 1 milion eurove, ai ka qenë i prerë në përgjigjen e tij, raportojnë mediet turke.

“Festën e Bajramit dua ta kalojë me nënën time”, ka thënë Tarkan.