Një fëmijë 9 vjeç është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në Fushë-Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Koçaj kur fëmija i klasës së tretë u gjet i pajetë.
Fëmija ishte marrë nga shkolla nga prindërit e tij që u larguan më pas në një ceremoni mortore, që të kujdesej për të vëllanë më të vogël. Pas rreth 30 minutash vëllai i vogël i viktimës ka kërkuar ndihmë pranë shkollës.
Sipas policisë që mbërriti në vendin e ngjarjes 9-vjeçari duke luajtur ka dashur të imitojë skenën e një filmi të parë një natë më parë dhe është vetëvarur.