Dy lekundje termeti jane ndjere sot ne Tirane rreth ores 12:50. Me e madhja me magnitude 2.9
Lëkundja e parë ka qenë me një shkalle te ulet magnitudë, ndërsa lekundja e dyte, që është ndjerë më shumë, ka qenë me magnitudë 2.9. Epiqendra e tërmetit regjistrohet 5 kilometra në veri-lindje të Tiranës dhe 8 kilometra në thellësi.
Lëkundjet u ndjenë fuqishëm në kryeqytet, sidomos në ndërtesat shumëkatëshe. Fatmirësisht nuk ka as të lënduar dhe as dëme materiale.
Ndërkohë, Institutit Sizmiologjik shqiptar regjistroi në orët e para të mëngjesit të sotëm një tjetër tërmet, pranë qytetit të Peshkopisë, me magnitudë 1.9.
Zona mesdhetare njihet si një ndër zonat me aktivitet të dendur sizmiologjik. I fundit tërmet tragjik nga ky aktivitet ështe ai i regjistruar në veriun e Italisë, ku 16 persona humbën jetën, qindra u plagosën dhe mijëra mbetën të pastrehë.