Testamenti i Michael Jackson ka futur në sherr fizik familjen e tij. Policia është thirrur për të ndërhyrë pas përplasjeve fizike brenda familjes së këngëtarit të ndjerë.
Mediat kanë fiksuar momentet kur motra e Michael Jackson, Janet, godet me shuplakë vajzën e këngëtarit të ndjerë, mbesën e saj, Paris. “Ti kurvë e vogël dhe e llastuar,” i thotë Janet asaj.
Policia u thirr kur këngëtarja Janet së bashku me dy vëllezërit e saj, Randy dhe Jermaine sulmuan shtëpinë e fëmijëve të Michael Jackson.
Mësohet se vajza e Michael Jackson, Paris, është përgjigjur me të njëjtën monedhe, duke e goditur Janet dhe duke i thënë: “Kjo është shtëpia jonë. Nuk është shtëpia e familjes Jackson. Zhduku nga këtu”.
Sherri ka shpërthyer për shkak të testamentit 500 milion dollarë të këngëtarit, që u shua në moshën 50 vjeçare.
Michael u ka lënë pasurinë fëmijëve dhe mamasë së tij dhe asgjë vëllezërve e motrave. Këta të fundit pretendojnë se testamenti nuk është i vlefshëm.
Avokatët e Michael Jackson thonë se fëmijët e tij nuk janë të sigurt. Ndërkohë mamaja e Michael është zhdukur dhe nuk ka kontakt me fëmijët e tij prej nëntë ditësh. Mendohet se vëllezërit e Michael po e mbajnë të izoluar.