Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se pas vendimit të 25 korrikut për të marrë nën kontroll pikat kufitare, 1 dhe 31, ëndrra e Serbisë për ndarjen e Kosovës është shuar.
“Me pajtueshmërinë e arritur dje, kemi arritur tri objektiva: respektimin e plotë të reciprocitetit, ndaljen e plotë të kontrabandës dhe vënien nën kontroll të plotë të territorit të Republikës së Kosovës”, thotë kryeministri Hashim Thaçi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Sipas Thaçit, ajo që do të duhej të ndodhte në qershor të vitit 1999, ndodhi në korrik të vitit 2011, duke shtuar se, në veri do të sundojë rendi dhe ligji dhe se për këtë ka mbështetjen ndërkombëtare.