Home Aktualitet “The Economist”: Shqipëria dështoi

“The Economist”: Shqipëria dështoi

320
0

“Kishte shpresa të mëdha këtë herë, se zgjedhjet e 8 majit do të prodhonin një rezultat të qartë, duke e cliruar vendin nga kufijtë e tiranisë së status quo-së. Rezultoi një shpresë e kotë. Shqipëria sot është sërish në udhëkryq”.

“The Economist” i bën këtë përshkrim situatës së këtyre ditëve në vendin tonë, asaj cfarë pritej dhe asaj cfarë ndodhi. “Ditët në vazhdim do të tregojnë nëse do të mbizotërojë qetësia, apo nëse vendi do të rrëshkasë sërish në trazira, e mbase edhe dhunë. Problemi kryesor është fakti që s’ka një fitues të qartë në 8 maj”, shkruan revista prestigjoze.

“Socialistët morën qytetet e mëdha, por Tirana mbeti në pikëpyetje dhe niveli i mosbesimit në sistem ishte i tillë saqë numërimi i votave u filmua e u transmetua në televizion. Zoti Rama fitoi me 10 vota diferencë, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të ketë rinumerim, cka rrit shanset e fitores së kandidatit të partisë së kryeministrit Berisha, zotit Lulzim Basha. Socialistët e panë këtë si një mashtrim për t’i mohuar fitoren”, thuhet në edicionin online të saj.

Konfuzioni vjen nga votat e hedhura në kutitë e gabuara dhe palët japin argumentet e tyre. Zoti Basha, thotë e përjavshmja britanike, flet për respektim të së drejtës së qytetarit, ndërsa nga ana tjetër, qëndron Kodi Elektoral dhe precedemtët që duken të qartë në këtë pikë: vota të tilla nuk duhen numëruar.

CNN: Shqipëria është paralizuar

“Shqipëria është paralizuar që prej zgjedhjeve të përgjithshme të 2009-ës, për të cilat socialistët pretendojnë se Berisha ua vodhi. Nuk është aspak cudi që episodi i fundit me votat e kontestuara ka shkaktuar zemërim në radhët e tyrë. Këto zgjedhje konsideroheshin thelbesore për stabilitetin e vendit ballkanik”, thotë CNN.

“Tensionet në kryeqytetin e Shqipërisë janë përshkallëzuar ndërsa Komisioni Zgjedhor rivlerëson votat. Protesta kanë shpërthyer edhe në tre qytete të tjera pas përplasjeve në Tiranë. Arsyeja është gara tepër e ngushtë për bashkinë e kryeqytetit, e cila kryesohet nga lideri opozitar Edi Rama, me vetëm 10 vota diferencë”, nënvizon rrjeti amerikan.

“Por tabela përfundimtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund të pasqyrojë një rezultat në favor të ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, ndërsa Partia Socialiste akuzon me forcë rivalen e saj Partinë Demokratike për manipulim votash”, thotë CNN.

CNN përmend në artikullin e gjatë kushtuar situatës post-zgjedhore në Shqipëri, edhe thirrjen që shefja e diplomacisë europiane Catherine Ashton u drejtoi të dy palëve për një zgjidhje paqësore.