TIRANË- Transparency International Albania ka kerkuar nga Kuvendi të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për heqjen e imunitetit për gjithë deputetët dhe ministrat nën akuzë, në mënyrë që t’i hapet rrugë drejtësisë.
Gjatë një konference për mediat, TIA ka shprehur shqetësim se nuk po bëhet asgjë për plotësimin e 12 rekomandimeve të BE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat në familjen evropiane.
Sipas TIA-s duhet të bëhet gjithçka që të ndalohen njëherë e mirë financimet e dyshimta për partitë politike. Ndërkohë që duke reaguar për video-përgjimin, TIA ka kërkuar hetim të plotë e të pavarur për të nxjerrë në dritë të vërtetën.