
Në mesin e shumë tifozëve kroatë në ndeshjen me Italinë, ka qenë i pranishëm edhe flamuri i Kosovës, si pjesë e miqësisë, tifozerisë dhe fqinjësisë kroato-kosovare.
Në ndeshjen ndaj Italisë në Kampionatin Evropian, lu Kroacia arriti të nxjerrë një barazim, u pa përsëri në stadium, flamuri kosovar.
Kjo nuk është hera e parë që sporti kroat në paraqitjet e tyre, paraqet edhe një simbol të shtetësisë kosovare, si pjesë e miqësisë mes 2 shteteve fqinje.
Edhe në ndeshjen e parë ndaj Irlandës, para ndeshjes, tifozët kroat mbanin në duar simbole në të cilën shprehnin përkrahjen për Kosovën drejtë anëtarësimit në UEFA.
Si për fat, Kroacia në të 2 ndeshje ka arritur të nxjerrë rezultate pozitive, duke shënuar fitore bindëse me Irlandën dhe duke arritur 1 barazim ndaj përfaqësueses të fortë italiane./IO