Home Aktualitet Tiranë, bllokohen dhjetra ndërtime pa leje

Tiranë, bllokohen dhjetra ndërtime pa leje

400
0

Një numër telefoni i vënë në dispozicion për qytetarët nga Bashkia e Tiranës, me qëllim denoncimin e ndërtimeve pa leje dhe paligjshmërive të tjera, ka funksionuar. Në një deklaratë për shtyp, zyra e shtypi e Bashkisë Tiranë tha se “pas publikimit të numrit të telefonit, qytetarët e Tiranës kanë bashkëpunuar me Policinë Bashkiake dhe kanë bërë me dhjetra denoncime”

Sipas, Bashkisë gjatë kontrollit të ushtruar në 24 orët e fundit, ka konstatuar ndërtime pa leje dhe paligjshmëri të tjera në fushën fiskale dhe në sektorin e qarkullimit, duke marrë masat përkatëse, të parashikuara në ligj.

Kështu, Bashkia ka bërë bllokimin e një serë ndërtimesh pa leje në të 11 njsëitë bashkiake të kryeqytetit.

Objekete e bllokuara

Në njësinë numër 1, janë konstatuar2 ndërtime pa leje dhe është bërë bllokimi i tyre.
Në njësinë numër 2, u bllokuan 3 ndërtime pa leje.
Në njësinë numër 3, u vendos bllokimi në 3 ndërtime pa leje.

Në njësinë numër 4 policia Bashkiake bllokoi 2 punime pa leje.

Në njësinë numër 5, u konstatuan dhe u bllokuan 4 ndërtime pa leje.

Në njësinë numër 6, u verifikua dhe u bllokua 1 ndërtim pa leje.

Në njësinë numër 7, u gjetën dhe u bllokuan 5 ndërtime pa leje.

Në njësinë numër 9, u konstatuan 2 punime pa leje, që u bllokuan nga Policia Bashkiake.

Në njësinë numër 10, u hasën 4 ndërtime pa leje dhe ndaj tyre u morën masa.

Në njësinë numër 11, u bllokuan 2 punime pa leje.

Gjithashtu, Policia Bashkiake gjatë kontrollit të territorit, në 24 orët e fundit, zbuloi 76 subjekte tregtare të paregjistruara si dhe 34 subjekte, që nuk kishin paguar hapësirën publike. Ndaj tyre u morën masat ligjore. Policia Bashkiake bllokoi 19 automjete të parkuara në mënyrë të kundraligjshme si dhe mori masa, për sigurimin e qetësisë në disa ambjente në kryeqytet, që vuanin nga ndotja akustike, kryesisht në zonën e ish-Bllokut.

Panorama ONLINE