Top-gënjeshtrat e meshkujve

“Meshkujt nuk komunikojnë aq bukur siç bëjnë femrat, kështu që e kanë më të lehtë të praktikojnë frazat e shkurtra, për t’i ikur problemeve”,- thonë ekspertët.
Mashkulli i sotëm është në gjendej që të trilloj diçka gjashtë herë brenda ditës. Disa ekspertë të marrëdhënieve në raport me meshkujt, kanë përpiluar një listë me gënjeshtrat më të zakonshme që meshkujt iu thonë femrave dhe bashkëshorteve dhe cila është e vërteta prapa këtyre hileve.

“Kam ngecur në trafik”

“Atij i duket shumë më e përshtatshme që të thotë se ka ngecur në rrugë, si pasojë e komunikacionit të ngarkuar, se sa të shpjegojë arsyen e vërtetë”,- thotë eksperti John Amodeo, autor i librit “The Authentic Heart”. “Mos harroni se meshkujt nuk janë komunikues të mirë si femrat. Dhe më qesharakja është se një mashkull e bënë këtë, fillon ta praktikojë edhe në rastet kur nuk është fare e nevojshme, kështu që është më mirë të mundoheni paksa dhe të tregoni arsyen e vërtetë. Është një gënjeshtër e pakuptimtë”,- thotë Amodeo.

“Nuk ishte dhe aq shtrenjtë”

“Meshkujt i duan lojërat dhe ata nuk pëlqejnë rastet kur e dashura karakterizohet nga sensi i mos miratimit. Edhe në rastet kur nuk keni xhirollogari të përbashkët” thotë Amodeo. “Ndoshta ai nuk e thotë të vërtetën, që të tregojë se e kupton vlerën e parasë dhe të gjërave cilësore”,- shprehet Barton Goldsmith, autor i “Emotional Fitness for Intimacy”. “Ai nuk dëshiron që te ju të krijoj përshtypjen e një mashkulli grykës”

“Jam rrugës duke ardhur”

Ndodh shumë shpesh kur në rastet e një vizitë apo takim me familjen ose miqtë e të dashurës, ajo ju thërret çdo minutë duke këmbëngulur që të nxitoni. Zakonisht përgjigjja është ajo e njëjta “jam rrugës për atje”. Pse ndodh kjo? Meshkujt nuk i duan shumë takimet me prindërit e të dashurës apo bashkëshortes dhe në raste të tilla, justifikohen vetëm që atje të mbërrijnë me vonesë.

“Nuk isha fare i dehur”

Kjo gënjeshtër mund të iu dërgojë tek problemet serioze. Ju mund ta bindni veten se vërtetë nuk keni qenë edhe aq të dehur, por ajo e di më mirë këtë. “Nuk bëhet fjalë vetëm për marrëdhënien tuaj të dashurisë, nëse ju këtë gjë e përsërisni i keni hyrë një rruge pa fund”,- thotë Goldsmith. Duhet të flisni hapur me të dashurën dhe të lehtësoni brengosjen e saj. “Bisedën duhet patjetër ta realizoni kur jeni esëll”,-shton Amodeo.

“Nuk e dija që kishe telefonuar”

Një tjetër gënjeshtër,që nuk ka kuptim, e cila pasohet edhe me justifikime të ndryshme “nuk kisha bateri” ose “nuk kishte signal”. Këto tri gënjeshtra nënkuptojnë të njëjtën gjë: “nuk doja të përgjigjesha”. Pse? “shpesh herë meshkujt ushqejnë të dashurat me të tilla gënjeshtra sepse frikësohen të iu thonë se kanë nevojë për pak kohë vetëm”,-thotë Amodeo.

“Nuk dukeni aspak e shëndoshë”

Kur ajo ju pyet me këmbëngulje se a duket e shëndoshë, ju vërtetë ndodheni në një situatë të palakueshme.”Çdo mashkull e ka një shok që i tregon për këto gjëra. Një herë u përgjigja gabimisht në pyetjen e së dashurës time dhe ajo nuk fjeti me mua për një kohë të gjatë”,- thotë Goldsmith.

“Kjo është cigarja ime e fundit”

Kjo është një gënjeshtër e shkëlqyer kur e dashura këmbëngul, që të ndërprisni konsumimin e duhanit. E vërtetë është se sa herë që meshkujt e thonë këtë, fillojnë ta besojnë edhe vet”,- shprehet Goldsmith. Është sikur të thuash se kjo është ëmbëlsira juaj e fundit.

“Çdo gjë është në rregull”

52% e meshkujve e bëjnë këtë gjë. Sipas ekspertëve, kjo gënjeshtër zakonisht bëhet për t’i evituar dramat dhe problemet e ndryshme dhe për të mos thyer egon mashkullore.

Meshkujt janë të vetëdijshëm se nuk janë të i mirë në artikulimin apo shpjegimin e historisë së problemit që i ka brengosur. Duket se kjo frazë është më e lehtë për ta mbajtur të dashurën jashtë këtij shqetësimi.

Comments are closed.