Topi, apel politikës: Riktheni demokracinë në Kuvend, detyrim qytetar

TIRANË- Kreu i shtetit, Bamir Topi ka apeluar sërish për bashkëpunim mes palëve politike, ndërkohë që ka shprehur shqetësim për tensionin e mbrëmshëm në Kuvend.

I pyetur nga mediat, gjatë vizitës së tij në Tepelenë, Topi ka kërkuar rikthimin e demokracisë në Parlament, duke e cilësuar atë një detyrim qytetar.

Topi ka pranuar se mesazhin për hetime të plota e transparencë për video-përgjimit Meta-Prifti e ka dhënë që nga Pogradeci, e për këtë duhet lënë Prokuroria të thotë fjalën e saj.

Comments are closed.