Dhuna dhe grabitjet po vazhdojnë ende në Londër edhe në të paktën tri qytete të tjera angleze. Përveç Londrës, trazira u raportuan sot herët edhe në Birmingham, Liverpool dhe Bristol.
Dhunë, grabitje dhe përleshje të mëdha ndodhën të hënën në një numër vendesh në Londrës, me zjarre të shumta dhe përleshje midis policisë dhe të rinjve.
Trazirat kanë nisur në Londër që natën e së shtunës, pas një protestë masive kundër vdekjes së një të njeriu, që është përleshur me policinë.
Policia thotë se ka arrestuar më shumë se 200 persona.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar se David Kameron, ka ndërprerë pushimin e tij veror për shkak të situatës. Kameron pritet të udhëheq një takim të komitetit të qeverisë për krizën.
Policia ka urdhëruar klubet e futbollit në Londër të shtyjnë ndeshjet e planifikuara.(rel)