Home Aktualitet Trembet Serbia, Abetarja e perbashket, sinjal per Shqipëri të Madhe

Trembet Serbia, Abetarja e perbashket, sinjal per Shqipëri të Madhe

309
0

Promovimi i abetares së përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës është mesazh i qartë se fryma për “Shqipëri të Madhe” nuk është tejkaluar, eshte shprehur Sekretari i shtetit në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç.

“Kjo ide, e cila, të paktën në mënyrë deklarative është e papranueshme për Evropën dhe botën, është edhe një pretendim serioz për territorin e Serbisë. Prandaj, ajo duhet të hasë në një reagim të fortë, jo vetëm të Beogradit”, ka thënë Ivanoviç për mediat serbe.

Ai u shpreh se askush në Serbi nuk është kundër bashkëpunimit kulturor të shqiptarëve, por, sipas tij, promovimi i abetares zbulon edhe prapavijën politike se “fryma për Shqipërinë e Madhe nuk është shuar”.

Promovimi i abetares së përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës u bë të enjetën në qytetin e Prizrenit, në prani të dy kryeministrave, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi. Abetarja e përbashkët do të nisë të përdoret me fillimin e vitit të ri shkollor.