Home Extra Shqiperia Ime Turizmi malor ne Shqiperi

Turizmi malor ne Shqiperi

653
0

Për tu shpëtuar temperaturave të larta të verës, zgjidhje nuk janë vetëm plazhet. Veriu i Shqipërisë, me alpet ku dëbora nuk shkrin as në korrik e gusht, janë një oaz qetësie e freskie.
Thehthi, Lugina e valbones, Liqenet e Lures, Masivi malor ne Bjeshket e Korabit jane vetem disa nga alternativat qe ofron natyra shqiptare…
Nga viti ne vit kerkese per kete lloj turizmi ka ardhur ne rritje



Lumi i Valbonës, me ujin e kristaltë, është shoqëruesi më i mirë. Tani në verë ai rrjedh herë i qetë e herë rrëmbyeshëm mes shkëmbinjve që bien thikë mbi lumë. Ngjitja me makinë është një nga mënyrat për të shkuar në luginën e Valbonës. Por mund të shkohet edhe përmes ngjitje alpinistike. Përgjatë rrugës, ndesh harta të destinacioneve të vizitueshme. Ato tregojnë saktësisht largësinë, kohën dhe vështirësinë e mbërritjes.Ky është burimi i Lumit të Valbonës, që shtohet gjatë zbritjes nga burime më të vegjël. Natyra, si e skalitur me dorë, të ofron në këtë pikë freskinë që vjen prej majave të larta të maleve dhe erën e bredhave dhjetëra vjeçarë. Në vendin e quajtur “Fusha e Gjësë”, për shkak se dikur këtu ishte vetëm mbretëri e kafshëve të egra, është ngritur një resort ku mund të qëndrosh me vetëm 20 euro dhomën. Të papriturat në këtë zonë, mes alpeve të larta nuk rreshtin. Koha ndryshon papritur dhe një rrebesh i shkurtër breshëri çudit çdokënd. Veç një kuzhine tepër të pasur të zonës, nga Valbona nuk mund të largohesh pa provuar shijen e troftës që rritet në ujin e ftohtë. Kjo është një arsye më shumë për të tërhequr vizitorë nga çdo anë e globit. Gëzimi, që jeton prej gati 2 dekadash në Londër rikthehet në Valbonë me të njëjtin kuriozitet si çdo vit.