Londër – Kompania ajrore britanike “Ryanair” njoftoi sot se do të prezantojë së shpejti sedijen ku njerëzit gjatë udhëtimeve të shkurtra me avion të mos ulen por vetëm të mbështeten. Të udhëtosh në “ndenjëset vertikale” të pajisura me mbështetëse për shpatullat dhe një rrip sigurimi do të kushtojë rreth 4 euro, deklaroi drejtori i linjës me çmime të ulëta, Michael O’Leary, gjatë një interviste për një program që do të transmetohet sot në mbrëmje nga televizioni ITV.
Plani është që në 10 rreshtat e fundit të avionit të hiqen ndenjëset dhe dy kabina tualeti për të krijuar hapësirën e nevojshme për 15 rreshta me mbështetëse vertikale, tek të cilat mund të qëndrojnë 50 persona.
Megjithëse kjo ide është dëgjuar me skepticizëm nga autoriteti britanik i aviacionit civil, sipas të cilit vendet në këmbë nuk do t’i kalojnë me sukses testet e sigurisë, kompania ajrore ngul këmbë. “Jemi të bindur se vendet e reja do t’i kalojnë testet. Boeing arriti ta dërgojë njeriun në hënë dhe besoj se do të arrijë t’i bëjë këto ndenjëse të suksesshme”, deklaroi zëdhënësi i kompanisë “Ryanair”, Stephen McNamara.
/gazetastart/