Personat që nuk bëjnë ushtrime fizike janë dy herë më të rrezikuar për tu ftohur se sa ata që stërviten, thuhet në një studim të fundit të shkencëtarëve amerikanë.
Njerëzit që merreshin me aktivitete fizike kishin jo vetëm mundësi më të pakta për tu sëmuruar, por edhe kur prekeshin nga ftohja e kishin 40% më pak të rëndë se sa të tjerët që kishin shkallë të ulët të të ushtruarit.
Studimi është botuar në numrin e fundit të “British Journal of Sports Medicine”.
(m.a/rel/BalkanWeb)