Home Rajoni e Bota Vdes aktorja Elisabet Taylor

Vdes aktorja Elisabet Taylor

367
0

Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare aktorja e mirënjohur Elisabeth Taylor. Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti televiziv BBC ndërsa vdekja e saj është konfirmuar edhe nga personeli i spitalit ku ajo kurohej prej kohësh në Los Angelos.

Një nga yjet e hollywoodit në vitet 50-60 ka ndërruar jetë për shkak të sëmundjes së saj të rëndë. Gjatë viteve të fundit ajo vuante nga probleme kardiake. Ndërsa u kurua dhe nga një kancer në lëkurë dhe dy pneumoni.

Vdekja e aktores së njohur cilësohet si një prej humbjeve më të mëdha të Hollivudit.

Komentet e para në agjencitë ndërkombëtare e cilësojnë vdekjen e Tejlor, si mbylljen e një epoke në historinë e kinematografisë botërore.