Ndërron jetë në një spital ne Bari te Italise, Lirak Bejko, një prej dy grevistëve qe dogji veten në shenjë protestë për mosdëmshpërblim për vitet e burgut.
Bejko, tentoi vetëflijimin në datë 10 tetor, në ambientet e grevës së urisë, pas tentativës së Gjergj Ndrecës dhe për ditë të tëra qëndroi në gjendje të rëndë në QSUT, për shkak se kishte pësuar djegie në 50 për qind të trupit.
Lirak Bejko 49 vjeç, me ndërhyrjen e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama u dergua per kurim ne Itali. Bejko ndodhej ne nje spital te Barit dhe familjaret e tij qe ndodhen ne Itali konfirmuan, se grevisti i cili ishte ne gjendje shume te rende, nderoi jete mesditen e sotme.
Menjehere pas marrjes se ketij lajmi, ish-koordinatori i greves, Skender Tufa kerkoi që homazhet për Bejkon të bëhen në mjediset e Institutit të Përndjekurve.