Home Extra Foto Vdes Hugo Chaves presidenti i Venzueles, populli qan (FOTO)

Vdes Hugo Chaves presidenti i Venzueles, populli qan (FOTO)

1311
0

Ka vdekur presidenti i Venezueles Hugo Chaves, lajmin e ka bere publik zevendes presidenti i Venezueles.

22:00
Zv.Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro deklaron zyrtarisht se Presidenti Hugo Chavez ka vdekur.

22:30
Lajmi për vdekjen e Hugo Chavez u përhap në Amerikën latine. Faqja e meksikanes “El Universal” shkruan “Hugo Chavez vdiq, e mposhti kanceri”.

22:02
Chavez ishte i sëmurë seriozisht me kancer për dy vite, ju nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale në Kubë dhe nuk ishte parë në publik që prej kthimit muajin e kaluar në Karakas.

22:05
Maduro tha se Chavez vdiq në ora 16:25 me orën lokale (20:55 GMT) në spitalin ushtarak të Caracas.

22:07
Zv.presidenti e përshkroi këtë si lajmin më të rëndë dhe më tragjik.

22:09
“Është moment i një trishtimi të madh”, tha Maduro me zërin e tij të shokuar.

22:12
Disa orë më parë, zv.presidenti doli në televizionin shtetëror dhe paralajmëroi se gjendja shëndetësore e Chavez po përkeqësohet dhe ka hyrë në orët më kritike.

22:13
Të hënën ministri i informacionit Ernesto Villegas tha se Chavez ka pësuar një infeksion tjetër respirator

22:17
Maduro më herët kishte folur për një komplot ndaj Venezuelës dhe dhe se një atashe ushtarak amerikan është deklaruar i padëshirueshëm. Gjithashtu ministri i jashtëm më pas tha se një amerikan i dytë është kërkuar të largohet nga vendi. Maduro tha se një komision shkencor do të hetojë nëse sëmundja e Chavez ishte sjellë nga ndonjë sulm armik.

22:18
Turma njerëzish janë mbledhur jashtë spitalit në kryeqytet ku CHavez po trajtohen dhe po luten për të.

22:18
Forcat e armatosura në të gjithë vendin kanë kaluar në gjendje gatishmërie me urdhër të zv.presidentit Maduro.

22:28
Deklarata e plotë e zv.Presidentit Maduro për vdekjen e Chavez: “Sot, më 5 mars, pasi mblodhëm këshillin e ministrave, ne erdhëm këtu në spitalin ushtarak për të parë gjendjen shëndetësore të komandantit tonë. Ne kishim marrë informacione prej vajzave, vëllait dhe pjesëtarëve të tij të familjes. Morëm lajmin më të vështirë dhe më tragjik dhe na duhet tia transmetojmë popullit. Në orën 4:25 të mbrëmjes, sot, më 5 marsh, komandanti Hugo Chavez Frias vdiq”.

 

Vdes hugo chaves
Vdes hugo chaves
Vdes hugo chaves
Vdes hugo chaves