Whitney Houston, Këngëtarja dhe aktorja, fituese e Çmimit Grammy, ka nderruar jete mbremjen e te shtunes ne moshën 48-vjeçare.
Njoftimin e ka dhene policia, e cila ka bere me dije se ajo eshte gjetur pa jete mbreme vone në dhomën e saj, në katin e katërt të Hotelit Beverly Hilton në Los Angeles.
Sipas hetuesve, eshte bere nje telefonate urgjente nga dhoma e saj per ndihme dhe pas kesaj u bënë të gjitha përpjekjet për ta sjellë Houston në jetë, por ishte e pamundur.
Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar akoma, ndonese problematikat e kengetares tashme njiheshin.
Vdekja e kengetares së famshme Whitney Houston vjen në natë para ceremonisë së Çmimeve Grammy në Los Angeles, ku gjashtë herë fituesja e çmimit Grammy ishte mbledhur me qindra artistë për programin.
Ngushëllimet dhe reagimet nga njerëz të famshëm dhe dashamirës të saj kanë mbushur faqet sociale në Internet.
Houston shiti mbi 170 milionë albume dhe këngë, duke u bërë një nga artistët më të shitur të botës. Albumi që mban emrin e saj, i hedhur në treg në vitin 1985, u shit në 25 milionë kopje.
Talenti i saj e çoi atë nga muzika në kinematografi, me interpretimet e saj në filma si The Bodyguard dhe Waiting to Exhale.
Vitet e fundit ajo pati probleme me droga dhe alkoolin. Ajo ishte e martuar me këngëtarin Bobby Brown nga viti 1992 në vitin 2007. Ata kanë një vajzë. Houston fajësonte për problemet e martesës të shoqin, i cili u akuzua për dhunë në familje në vitin 1993.