Home Lajme Sport Vengeri nuk mbyll merkaton e Arsenalit

Vengeri nuk mbyll merkaton e Arsenalit

249
0

Trajneri i Liverpulit ka thënë se është i interesuar të bëjë blerje të tjera, edhe pse merkatos i vjen fundi sonte. Arsen Venger nuk e ka përjashtuar mundësinë e blerjeve pasi mbrojtësi Sebastien Skilaçi u bë blerja e tretë e Arsenalit javën që shkoi pas Maruan Shamakh dhe Lorent Koscielnit. Por Vengeri, pas fitores së javës së shkuar kundër Blekbërnit, ka pohuar se merkatoja ishte thuajse e vdekur. Por ai nuk ka mohuar blerjen e ndonjë lojtari tjetër. “Merkatoja është e vdekur për momentin, por ndoshta për ne nuk ka marrë fund akoma. Por për sot mund të them se është e vdekur”, ka thënë ai dje.



http://www.sportishqiptar.com.al/vengeri-nuk-mbyll-merkaton-e-arsenalit/