Home Aktualitet Verifikimi i gjobave online, Sherbim i ri i policise

Verifikimi i gjobave online, Sherbim i ri i policise

5936
5

Tani mund te kontrolloni apo verifikoni gjobat e makines edhe online. Të gjithë pronaret e automjeteve tani mund të verifikojnë apo kontrollojne online të gjitha gjobat rrugore që ai ka kryer gjatë përdorimit të mjetit të tij, ende të palikujduara. Policia e Shtetit ka njoftuar se të gjithë të interesuarit mund të klikojnë tek faqja e Policisë së Shtetit në internet në adresën www.asp.gov.al, ku në rubrikën “Shërbime për qytetarët” është vendosur linku “Kontroll për kundravajtjet rrugore”.
Kontrolli për verifikimin e kundravajtjeve rrugore të palikujduara kryhet me anë të targës së mjetit dhe numrit të shasisë (17-shifror), të cilin qytetari mund ta gjejë lehtësisht në lejen e qarkullimit të mjetit.


Policia kujton qytetarët që pagesa e kundravajtjes rrugore duhet të bëhet brenda 5 ditëve nga dita kur merr formë të prerë, pasi me kalimin e këtij afati paguhet një kamatë vonesë prej 2% në ditë.
Ndërkohë në rast se pagesa e kundravajtjes rrugore do të kryhet brenda 5 ditëve, automatikisht bëhet një zbritje në vlerën e saj prej 20%.
KY shërbim është bërë i mundur me ndihmën dhe bashkëpunimin e Programit ICITA.

5 COMMENTS

  1. ju lutem si eshte linku i kontrollit te gjobave online ne internet,,,,,

  2. […] Policia kujton qytetarët që pagesa e kundravajtjes rrugore duhet të bëhet brenda 5 ditëve nga dita kur merr formë të prerë, pasi me kalimin e këtij afati paguhet një kamatë vonesë prej 2% në ditë. Ndërkohë në rast se pagesa e kundravajtjes rrugore do të kryhet brenda 5 ditëve, automatikisht bëhet një zbritje në vlerën e saj prej 20%. Artikulli Origjinal: https://peqini.com/verifikimi-i-gjobave-online-sherbim-i-ri-i-policise […]

Comments are closed.