(Video) Kisha ne kalane e Shkupit, perleshen Shqiptare dhe Maqedonas


Diten e djele ne shkup ka pasur një përleshje mes shqiptarëve dhe maqedonasve ka ndodhur për shkak të ndërtimit të një kishe mbi Kalanë e qytetit te Shkupit.
19 organizata joqeveritare shqiptare kane mare iniciativen per një proteste që ishte lajmëruar që do të organizohej në Shkup kundër ndërtimit të kishës në ambientet e Kalasë se Shkupit.
Protestues maqedonas të një organizate joqeveritare u përleshën me protestuesit shqiptarë. Personat kanë hedhur sende të forta si gurë dhe shkopinj në drejtim të njëri-tjetrit dhe si pasojë raportohet dhe për disa të lënduar.
Në vendgjarje kanë shkuar dhe deputetë të partive shqiptare të cilët u përpoqën të qetësojnë situatën.
Protesta
Ka qënë Lëvizja qytetare “ZGJOHU!” që kishte njoftuar sot se do të mbante protestë kundër ndërtimit të kishës në Kalanë e Shkupit, ndërkohë një iniciativë qytetare maqedonase gjithashtu kishte thirrur një protestë në mbrojtje të kësaj kishe.
Lëvizja “ZGJOHU!” nisi protestën në lokalitetin ku po ndërtohet kisha. Në njoftimin e Lëvizjes theksohet se qytetarët duhet ti bashkëngjiten kësaj revolte për ti dhënë fund “falsifikimit të historisë dhe përvetësimit të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore shqiptare nëpërmjet ndërtimit të kishës ortodokse në Kala dhe përpjekjeve për të shkatërruar shtëpinë e lindjes së nobelistes shqiptare Goxhe Bojaxhiu”.
Në përkrahje të lëvizjes “ZGJOHU!” u bashkuan dhe Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni si dhe 18 shoqata të tjera joqeveritare.
Nga ana tjetër, iniciativa qytetare maqedonase ftuan maqedonasit që të tubohen po sot rreth mesdites për të mbrojtur kishën që po ndërtohet në Kalanë e Shkupit.
Në njoftimin e këtij grupi iniciator bëhet thirrje që qytetarët maqedonas pa dallime partiake të ngrenë zërin për kishën dhe dëmin që i ishte bërë si dhe nevojën që ajo të mbrohet siç thuhet me “mure të gjallë”. Kane mjaftuar thirrjet e e te dyja paleve qe protestusit te mos ruanin gjakftohtesine dhe te nisin acarimet deri ne eksalim te situates duke goditur mes tyre me mjete te forta.
Ndërtimi i Kishës
Reagimet për ndërtimin e kishës u shtuan kur punëtorë të një kompanie ndërtimore u hetuan të martën në mbrëmje duke kryer punimet në objektin e kishës, edhe pse ishte arritur një marrëveshje qeveritare për ndërprerjen e punimeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje që objekti në ndërtim të tërhiqet ose të shndërrohet në objekt tjetër. Drejtoria për mbrojtjen trashëgimore e Ministrisë së Kulturës bëri të ditur se po ndërtohet një muze për ekspozimin e artefakteve të gjetura nga gjurmimet arkeologjike në Kala, ndërsa gjithashtu ky objekt mund të shfrytëzohej edhe për kryerjen e riteve fetare ortodokse, pasi që në këtë lokalitet ka ekzistuar kishë që datonte nga shekulli 13.

Organizatat jo qeveritare shqiptare në Shkup dënuan dhunën e shkaktuar sipas tyre nga grupe të organizuara që kishin ardhur sot në Kala me qëllim që të pengojnë pres konferencën e organizatave joqeveritare shqiptare.
“Këto grupe sulmuan dhe lënduan edhe drejtuesin e Lëvizjes ZGJOHU! si dhe shumë aktivistë të tjerë të Lëvizjes ZGJOHU! Të cilët ishin tubuar dhe u detyruan të vetëmbrohen nga sulmet e paskrupullta të huliganeve me maska në fytyrë”, thuhet në reagim e kësaj lëvizje.

Më tej, ZGJOHU thotë se forcat speciale policore u vunë në mbrojtje të grupeve me maska në fytyrë duke mos e ndaluar sulmin e tyre me gurë, shufra dhe thika kundër shqiptareve të tubuar në mënyrë paqësore para Kalasë së Shkupit.

“Ne përfaqësuesit e shoqërisë civile shqiptare në Maqedoni jemi tubuar sot para vendit të krimit në Kalanë e Shkupit, krim kulturor ky i nisur në vitin 2007 nga ana e Pasko Kuzmanit dhe ekspeditës se tij ndëshkuese ndaj trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore shqiptare në Maqedoni. Jemi ne ata që, qysh në mars të vitit 2007, alarmuan për nisjen e këtij krimi ndaj trashëgimisë së përbashkët, arkeologjisë dhe prezencës autentike shqiptare në këto troje”, thuhet në deklaratën ku do të reagohej për ndërtimin e kishës.

Comments are closed.