Home Shendeti Vipa dhe muskuj shqiptar

Vipa dhe muskuj shqiptar

324
0

Personazhe të njohur të cilët kanë një marrëdhënie të gjatë dhe shumë të rregullt me palestrën. Masa muskulare, ulja e dhjamit, pesha perfekte, ushtrime me pesha apo kardiovaskulare, mësoni më shumë duke ndjekur këshillat e Roland Hysit, solist i grupit West Side Family dhe Turjan Hysko, prezantues në televizionin Vizion+ dhe solist i grupit Produkt 28

Për mua, dhe jam e sigurtë se dhe për shumë prej jush, të vendosësh të fillosh aktivitetin fizik, ose thënë ndryshe stërvitjen në palestër është një dilemë shumë e madhe. Le ta pranojmë, për shumë prej nesh palestra mund të jetë një vend që na “ bën me turp”, sidomos kur nuk e keni frekuentuar kurrë më parë atë, ose e keni lënë pasdorë për një kohë të gjatë e tani i përkisni një trupi “të mbushur” . Por si funksionon tamam një regjim i rregullt në palestër? Cilat janë veglat e duhura apo ushtrimet për një trup të mirë? Pse duket sikur kujtdo që ja bën kët pyetje, ka një përgjigje por ata që shkojnë vërtet në mënyrë të rregullt janë shumë pak? Kështu dyshimit për të filluar palestrën apo një aktivitet tjetër fizik i shtohet edhe padija se cili është programi i duhur për ju, meqenëse në Shqipëri ekzistojnë shumë pak palestra që ofrojnë edhe një training profesional. Kështu në vend që të dobësoheni mund ta gjeni veten me muskuj të fryrë, ose anasjelltas. Në vend që të shoqëroni aktivitetin fizik me një dietë të ekuilibruar mund të keni një oreks të papritur i cili hedh poshtë çdo përpjekje për një dormë perfekte. Disa personazhe të njohur të cilët kanë një marrëdhënie të gjatë dhe shumë të rregullt me palestrën. Masa muskulare, ulja e dhjamit, pesha perfekte, ushtrime me pesha apo kardiovaskulare, mësoni më shumë duke ndjekur këshillat e Roland Hysit, solist i grupit West Side Family dhe Turjan Hysko, prezantues në televizionin Vizion+ dhe solist i grupit Produkt 28.
Roland Hysi rrëfen se ka thuajse 10 vjet e ndoshta edhe më tepër që merret me palestër. “Jam autodidakt në këtë fushë,por vetëm 3 apo 4 vitet e fundit, si rezultat i leximeve të aritkujve të ndryshëm, provash, stërvitje etj, kam kuptuar në të vërtetë se si mund të arrish çfarëdo rezultati që dëshiron. Eshtë një pasion shumë i fortë imi dhe tashmë është kthyer në stil dhe mënyrë jetese. Së fundmi, si shkak i punës, koha dhe impenjimet janë treguar “jotolerantë” dhe “kurnacë” karshi meje, por pavarësisht unë gjej kohë të mos lë pas dore stërvitjen apo aktivitete të tjera. Nëse do të isha disi më i lirë do të parapelqeja ta frekuentoja 4-5 herë në javë e tani, nëse shkoj deri në 3 herë është fitore e madhe per mua. Ajo qe une kam dashur te arrij dhe c’eshte me e rendesishme te mundem te mbaj ne menyre konstante, eshte te rris masen muskulare dhe te ul sasine e dhjamit ne trup qe eshte nje sfide shume e madhe. Palestra eshte nje menyre shume e mire per tia arritur”.
Për Landin program që duhet ndjeur në palestër nuk mund t’i lihet kurrë rastësisë, por duhet të variojë në bazë të nevojave të tij: “Sigurisht që pas një dite pune të lodhshme, e rëndësishme është që së pari ta frekuentoj palestrën duke u përqendruar maksimalisht në programin që do të ndjek specifikisht atë ditë, dhe gjithashtu më duhet të bëj kujdes që të mos lëndoj/dëmtoj veten. Për mua vlen një program që në fund të fundit të prodhojë dhe të japë rezultat. Rigoroz? Patjetër”.
Por nëse ne, “tokësorët” e pamësuar me palestrën do të kërkonim ushrimin perfekt për të kuptuar çelësin e suksesit të Landit, ai thotë se kjo bazohet në nevojat dhe objektivat e gjithësecilit. “Unë do të thoja që çdokush duhet të gjeje një hapësirë dhe të merret minimumi 30 min ne ditë, 2-3 herë në javë me një aktivitet fizik apo sportiv dhe ky është një fillim i mire për ata që nuk merren fare me aktivitete të tille. Së fundmi, për të arritur rezultatet që dua, unë po kombinoj ushtrimet me pesha me ato kardiovaskulare në një sesion të vetem që zgjat 1 ose 1.5 orë”.
Por nëse i kujtojmë dietën, Landit i kujtohen menjëherë kohët e hershme kur edhe pse merrej me palestër thotë duke qeshur se njerëzit e quanin djali i shëndoshë i West Side Family. “Një ndër gjërat që unë kam ndryshuar thelbësisht është ushqimi si dhe kombinimi i duhur i tij me stërvitjen time. Unë kam lexuar dhe vazhdoj të lexoj shumë rreth gjithçkaje që ka lidhje dhe mund të më ndihmojë në arritjen dhe mbajtjen e rezultateve që dua. Tani nuk kam më “frikë nga shëndoshja” dhe komplimenta të tillë kam kohë që nuk i degjoj.A duhet te kombinohet palestra apo aktivitetet fizike/sportive, (shumë të rëndësishem këto për shëndetin) me një dietë apo mënyrë te ushqyeri të balancuar? Patjetër, në të kundër harroni rezultatet e pritshme”.
Ndërsa për Turjan Hyskon, palestra është vendi ku përveç punës për një formë të mirë fizike, mund të shkarkosh gjithë streset dhe energjinë negative të një dite të lodhshme pune.
“Në fakt unë jam marrë me sport që në moshë të vogël duke filluar me boksin dhe pastaj futboll.Palestra është shumë e rëndësishme për ritmin e jetës që kam pasi është një vend ku përveç mbajtjes në formë,marrjes me fizikun shërben për shkarkim të energjive negative,largim nga stresi i përditshëm dhe mbi të gjitha për tu marrë me veten. është shumë e rendesishme që palestra mos të kthehet në obsesion pasi atëhere është vërtet problem”.
Megjithatë, për të frekuentimi duhet të jetë padyshim i rregullt, e në vazhdimësi ndryshe nuk bën sens e kundërta. Sigurisht, si të gjithë ata që ndjekin palestrën ka idetë e tij në kokë per atë çka i nevojitet. Muskujt, nuk janë qëllimi i tij parësor. Kjo sepse, siç rrëfen ai me të qeshur i stonon dukshëm me fytyrën e tij prej fëmije. “Unë nuk jam i fiksuar mbas tonifikimit dhe trupit muskuloz dhe për një fakt të thjeshtë që nuk më përshtatet me fytyrën! Tashmë mendoj që është një pjesë e pandashme e imja dhe do vazhdojë të jetë për shumë kohë… dhe sa për programin e duhur në palestër, atë e di instruktori! Por kur nuk jam në humorin e duhur i bëj hile”!
Megjithatë Turi ka një problem të vogël të cilin na e rrëfen, muskujt e barkut janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, kjo sepse ai nuk po mundet të fusë në programin e tij kombinimin e duhur të dietës me ushtrimet. “Muskujt e barkut, nuk po ia dal dot ti bej si ata djemte e tv-se! Ndoshta sepse ha goxha…ushqimet duhen kombinuar por në rastin tim nuk ndodh dhe po mundohem ta zgjidh si problem sepse palestër pa ushqim të kontrolluar është humbje kohe. Pastaj problem është kur iki me pushime, e humbas totalisht regjimin madje me vetëdije të plotë! Pendohem vetëm kur kthehem në Shqipëri..”.
Por nuk mungojnë edhe personazhe të njohur femërorë në Shqipëri, si këngëtaret Aurela Gaçe apo Soni Malaj, të cilat janë frekuentuese shumë të rregullta të palestrave. Për Aurela Gaçen kjo është shumë e dukshme, muskujt e saj dhe forma perfekte dëshmojnë që ajo është një fanmatike e formës trupore. Ndërsa Soni Malaj e ka pranuar publikisht se sporti i pëlqen , por më shumë merret me ushtrime në palestër. “Dikur shkoja çdo ditë për me tepër se dy orë, mirepo tani e kam rralluar. Ndodh të shkoj deri në kater ditë në javë” ka thënë këngëtarja bukuroshe.