Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi sot se viti i ri shkollor për mbi 645 mijë nxënësit e arsimit parauniversitar, do të nisë më 10 shtator.
“Në shkollat e arsimit bazë të sistemit arsimor parauniversitar, semestri i parë do të nisë më 10 shtator dhe do të përfundojë më 23 janar 2013, ndërsa semestri i dytë do të fillojë më 28 janar të vitit 2013.
Periudha e parë e pushimeve nis më 24 dhjetor 2012 dhe mbarojnë më 6 janar 2013, ndërsa periudha e dytë e pushimeve fillojnë më 27 mars 2013 dhe mbarojnë më 31 mars 2013.
Për nxënësit e klasave të IX-ta provimet e Lirimit do të zhvillohen në periudhën 10 – 23 qershor 2013.
Edhe për shkollat e mesme, viti shkollor do të nisë më 10 shtator dhe do të mbarojë më 14 qershor 2013.
Matura është përcaktuar në periudhën 24 maj – 30 qershor 2013.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës./Start/
uff kemi dhe provimet e lirimit sivjet!! ://
uff kemi edhe provimet e matures sivjet
Comments are closed.