Home Video lajme Vlorë e Fier, policia shoqëron dhjetra persona

Vlorë e Fier, policia shoqëron dhjetra persona

275
0

Një aksion policor mbrëmjen e së shtunes, ka cuar në dhomat e shoqërimit të Drejtorisë së Policise së Fierit dhe të Vlorës, mbi 150 adoleshentë, të cilët nuk kanë patur dokumenta identifikimi. Sipas policisë aksioni ka qenë me karakter verifikimi, me qëllim kapjen e personave të kërkuar. Policia u ka marrë shenjat e gishtërinjve një numri të madh adoleshentësh, pasi dyshohen se një sërë krimesh të kohëve të fundit në këto dy qarqe janë kryer prej kësaj kategorie, të cilët nuk figurojnë në sistemin e të identifikuarve të policisë.