Home Rajoni e Bota Vodhi makarona dhe panolina, ja paguajne policet

Vodhi makarona dhe panolina, ja paguajne policet

359
0

Itali / Nje djale i moshes 27 vjec i papune, i martuar dhe me dy femije, ka kryer nje vjedhje ne nje nga supermerkatet ne qytetitn e Sienes ne Itali.  Pronari i dyqanit e ka zbuluar dhe therret menjehere policine por duke ia sqaruar qe nuk ka ndermend ta denoncoje por thjesht per te sqaruar situaten. Ne nje situate te tille dy policet qe erdhen ne vendngjarje kane paguar nga xhepat e tyre shumen e artikujve te vjedhur qe ishin makarona, qumesht, panolina dhe ushqim per femije.

“Hajduti” ishte nje emigrant nga Egjipti i cili se bashku me vellane e tij 19 vjec tentuan te vidhnin keto artikuj te domosdoshem per familjen e tyre pasi nuk kishin mundesi ti paguanin duke qene per nje kohe te gjate te papune. Policet duke kuptuar qe behej fjale per nje situate te rende ekonomike kane vene doren ne zemer duke ja paguar shitesit vleren e mallit si dhe duke aktivizuar me tej sherbimet sociale.