Vetëvaret Ardian Klosi, njofton të shoqen me sms.
Gruaja e tij e ka gjetur ne mbremje të varur me litar në dhomën e tyre te gjumit të shtëpisë, tek Liqeni i Thatë në Sauk të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur vetëm pa para mesnates se dites se enjte. Edhe pas ndihmës së parë që iu dha nga bashkëshortja e tij gjermane, Jutta Benzenberg, duket se Klosi nuk ka pasur më shenja jete dhe për këtë arsye ajo ka lajmëruar policinë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Komisariatit nr.1, të cilët kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Ndërsa trupi i pajetë i Ardian Klosit u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do kryhet autopsia. Policia tha se ka pyetur paraprakisht bashkëshorten e Klosit, me të cilën ai ka edhe dy vajza 18 dhe 16-vjeçare, e cila ka deklaruar se i shoqi i kishte lënë një mesazh në celular para se të merrte vendimin fatal. Sipas burimeve, motivet e vetëvrasjes së publicistit 54- vjeçar, janë bërë të qarta nga vetë ai disa muaj më parë, kur ka kryer edhe dy tentativa të tjera vetëvrasje.
Rreth një muaj më parë, më 19 mars, Ardian Klosi tentoi vetëvrasjen, duke prerë damarët e të dy krahëve në katër vende e më pas duke i ngulur vetes thikën në bark. Megjithatë falë transportimit të shpejtë në Spitalin Ushtarak, arriti të mbijetojë. Ndërsa hera e parë që Klosi tentoi vetëvrasje, edhe pse veprimi nuk u komentua si i tillë nga bashkëshortja e tij, ndodhi më 8 janar të këtij viti. Klosi qëndroi disa ditë i shtruar në Spitalin nr.5, në Ti-ranë, pasi kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme ilaçesh. Megjithatë familjarët e tij, thanë që ngjarja nuk ishte tentativë vetëvrasje, por konsumim me tepricë i medikamenteve që sollën helmimin e tij. Ndërsa mbrëmë, Klosi ka gjetur momentin e përshtatshëm kur ndodhej i vetëm në dhomë dhe pasi ka mbyllur derën nga brenda me çelës, ka lidhur litarin rreth qafës, duke i dhënë fund jetës së tij.
Humbje e madhe per shoqorine ,Shqiptare ka humbure nje inetektuale te madhe si ,Ardijane Klosi.
Comments are closed.